• |
ide | kryesore

Video e golave të fitores: Shqipëria drejt “Gjermani 2024”

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video



Shqipëria nuk gabon dhe mposht 2-0 Poloninë, duke marrë vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Vendosën Asani me një gol spektakolar dhe Daku, si një qendërsulmues i vërtetë, për të vënë përfund formacionin e Fernando Santos. Fitorja e parë pas 70 vjetësh, duke thyer serinë negative të sukseseve polake. Vetëm tre ndeshje kanë mbetur tashmë që Shqipëria të kurorëzojë ëndërrën e saj. Në 12 tetor, në Tiranë mbërrin Republika Çeke (-2), ndërsa në 17 nëntor luhet transferta moldave me vendasit po me dy pikë më pak se kuqezinjtë. Finishi i  këtij rrugëtimi është në Tiranë, kur në 20 nëntor do të vijnë Ishujt Faroe, që mbyllin renditjen.

Një provë fantastike taktike e teknike e formacionit të teknikut Sylvinho. Edhe këtë herë braziliani ndonjë surprizë e rezervoi, si Strakosha në portë. Uzuni i rikthyer titullar, mbështeste Cikalleshin. Por skuadra ishte e shkurtër, nuk shkoi kurrë në panik dhe ruajti ekuilibrin, duke shfrytëzuar nervat e tendosura të Polonisë. Gjërat për ta ndoshta mund të shkonin edhe ndryshe, sepse në një ndeshje shahu, Shqipëria rrezikoi ta shihte veten në disavantazh në minutën e 20 të ndeshjes. Në Arena Kombëtare Kiwior përfitoi brenda zonës, duke shfrytëzuar një përplasje topi, për të mposhtur Strakoshën. VAR anulon gjithcka.

NGA NDËRHYRJA E VAR TE MAGJIA E ASANIT

Shpërtheu stadiumi Arena Kombëtare në momentin kur nga salla VAR ka mbërritur zyrtarizimi për anulimin e golit. Por një britmë edhe më e zhurmshme ishte rezervuar për pak më pas. Shqipëria kaloi në avantazh me Jasir Asanin , që ekzaltoi stadiumin Arena Kombëtare. Një e majtë e kalibruar, njësoj si goli kundër Moldavisë, la të shtangur portierin e Polonisë Szczesny. Zbulimi i teknikut Sylvinho vazhdon të magjepsë, me gola të rëndë e që kanë përfunduar në seleksionin e UEFA-s si golat më të bukur të javës. Golat spektakolarë duket se janë një specialitet i kombëtares. Kujtojmë golin e vetë Jasir Asani ndaj moldavëve, ashtu si edhe Kristjan Asllani kundër Ishujve Faroe. Vetëm tre ditë më parë, në Pragë, Bajrami shtangu portierin me një goditje të fuqishme nga distanca.

ZBULIMI I NJË QENDËRSULMUESI

Sylvinho e kishte nën kontroll, Santos jo dhe aq. E zëvendësimet konfirmuan pikërisht këtë. Nga gabimi i pasimit të golit të mundshëm në Ceki te goli në Arenën kombëtare kanë kaluar vetëm tre ditë për Mirlind Dakun. Sulmuesi në ndeshjen e dytë me fanellën e Kombëtares coi peshë gjithë tifozët, duke shënuar golin e 2-0 të ndeshjes kundër Polonisë. Daku kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë në vend të Cikalleshit, kur mori pasimin nga Asani në qendër të zonës në minutën e 62′. Ai shmangu me fizik mbrojtësin në markaturë dhe me një diagonale me të djathtën mposhti Szczesny. Vendimtar devijimi i Wieteska, që befasoi portierin polak.

Lexo më tej: Video/ Dy minuta në fushë, Daku shënon golin e dytë: shpërthen në lot sulmuesi

Shpërtheu në lot sulmuesi i ri, duke ndjerë emocionet e golit të parë me kombëtaren, përpara një stadiumi të tejmbushur, në një ndeshje vendimtare për të vazhduar ëndërrën kualifikim. Lot që vlejnë fitoren e madhe të Shqipërisë, tani e para e Grupit E me 10 pikë, dy mbi Çekinë dhe Moldavinë.

©Lapsi.al

Klasifikimi aktual dhe ndeshjet e mbetura

Ne 12 dhe 15 tetor

Ne 17 dhe 20 nentor



19 Comments

    1. Barazimi me Çekin e tmerroi Edvin Ramën
      Ndërsa kjo fitore e kombëtares tonë kundër Polinisë, e shkatërroi krejt pushtetin neokomunist të tij.
      Përpara o legjenda e kombit Sali Berisha.

  1. E gjithe kjo fale frymes fantastike pozitive te krijuar nga qeverisja aktuale!

    E kush e imagjinonte vetem para disa vitesh kur qeveriste Sali Gerdalla, Sali Kandahari, (ku rafsha mos u vrafsha), qe Shqiperia ne 2023-shin do behej nje hub i turizmit, mediat nderkombetare me prestigjoze do shkruanin per bukurite e saj, aeroporti i Tiranes do ja kalonte atij te Beogradit per numer pasagjeresh apo qe Kombetarja do te fitonte 2:0 ndaj Polonise duke luajtur si fituese dhe me koken lart deri ne sekonden e fundit.

    Per me teper do zbulonim dhe nafte ne Shpirag?!

    Fati shperblen ata qe punojne!

    Faleminderit Edi Rama! 💜

    PS: Obrigado Senhor Sylvinho, melhor treinador depois Senhor de Biasi!

    1. O pallkari , sec kam nje pershtypje kshu kot , qe me dukesh si ay gerdalla i gjate qe gjasme na udheheq .
      Te jesh vete ti edush kar e rrot kari qe i shkruan kto rrjeshta , do jete kryeveper . Cdo gje mund ta arrije ta fshehe njeriu ne jete dhe homoseksualitetin , po psikopatine jo . Ajo nje dite del ne siperfaqe . Nqs je Edi dora vete , pi ilacet te pakten para se te shkruash keto karlleqe.

      p.s. Po u be me bole prape Sali Kandahari , nuk do ta gaboje shenjestren me ty si ne 97 , mos ki merak.

      1. S’e kuptoj ca te ben te besosh qe jam Rama?!

        Une te kisha cerekun e aftesise se te shkruarit te Rames…

        Rama eshte nje nder penat me te ndriturtura shqiptare. Me nje zhdervjelltesi qe une edhe te praktikohesha 20 vjet nuk do ta arrija dot.

        Ki parasysh qe me ate ” fshehjen e homoseksualitetit” qe permend thjesht po demaskon veten. Gjuha shkon te dhembi qe dhemb.

        Se fundi fjalet e dhunshme me te cilen perfundon kontributin tend ne kete hale, (te cilat jane per SPAK dhe ti je totalisht idjot qe e ekspozon veten keshtu), thjesht tregojne qe ne fakt je i frustruar si pasoje e mos-konsumimit te epsheve qe i mban fshehur. Ne fakt ti thelle-thelle, thjesht do te qe te vrasesh veten. Por une te sygjeroj te mos ta besh.

  2. Jorgo po te injorojne me duket,e me behet qejfi sepse une i a dhashe kete keshille per te miren tende.Te shihja shume te stresuar,pavaresisht se hiqeshe per ta sikur se caje koken.Epo vellai per vellain duhet te beje dicka,mos e lere te vuaj.E sidomos a vella binjak. I love you Jorgo.

  3. Ca mund te doje me shume nje vella se sa nje vella kaq te mire si ty.

    Jemi vellezer ne Univers.

    Por fatkeqesisht nuk eshte ajo qe thua ti. Sepse me kane bezdisur me pergjigjet e tyre ne postimet e tjera. Lexoji me vemendje.

    Ketu thjesht i kam lene pa fjale duke shpallur te verteten uleritese.

    Te verteteten qe te gjithe shqiptaret e dine thelle-thelle dhe me konkretisht periodikisht cdo 2 vite kur vjen fjala se kujt do t’ja vejne kryqin per zgjedhjet lokale apo kombetare.

    Nje e vertete e hidhur per disa. Nje e vertete embel per disa te tjere.

    E ndoshta ndaj ti ngaterrohesh.

    Por rrofsh gjithsesi.

  4. Paloken e salihut e nxorren perjashte stadiumit tifozet kuq e zi per deklaratat idiote qe beri dy dite para ndeshjes me polonine ky idiot i lindur nga dy komunistet babe e nene.

  5. Ththth… ththth…

    Kur Ramizi dhe Nexhimja ndane Partine e Punes ne dysh, kuptohet qe ketyre te Opozites iu lane me gjytrymet dhe te fandaksurit duke nis nga kryekari, Birisha! Edhe Rama fillimisht andej donte te shkonte pas vizites ne Greqi, por pastaj shkoi ne France, u be intelektual, dhe iu kthye rruges se drejte

    Nderkohe Birisha, burre 80 vjec, Dopio Non Grata! Turp i zotit!

    Dhe ka fytyre del ne televizor si sekser kullash.

    Pupupu… c’mban kjo toke!

    1. Kur u be bisnesmen Maloku Tom doshi “dhe ai non grata me duket “, pse mos te behet dhe i biri i ketij nga vicidoli . Malok per malok toidhjo jane Jorgaq.

      1. Biznesi nuk njeh malok, jo malok. Biznesi njeh vetem je i afte/s’je i afte.

        Berisha t’i ishte fut biznesit qe ne 1990-en dhe do na kishte kursyer shume spazma vjelljeje para televizorit.

          1. Tani s’e ndez fare televizorin. Flas per ate kohe kur televizori nuk kishte as telekomande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *