• |
ide | kryesore

U plagos në atentat, zbulohet gjendja e prokurorit Arjan Ndoja

Lajme, Të fundit



Janë mësuar detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Durrësin.

Sipas informacioneve të deritanishme, Ndoja është jashtë rrezikut për jetën.

Prokurori aktualisht ndodhet në sallën e operacioneve në spitalin e Durrësit.

Nga atentati mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën 2 të tjerë.

Në momentin që është qëlluar ndaj tij, Ndoja ndodhej në makinë me dy persona të tjerë, që të dy me precedentë penalë. Njëri prej tyre është shtetasi Land Muharemi nga Sukthi, ndërsa tjetri njihet me pseudonimin “Rumi”. Të dy këta persona ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *