• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër, autorët zbrazën katër karikatorë dhe 106 plumba mbi efektivin Gjon Nika dhe kunatin e tij

Lajme, Të fundit
Shkodër



Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e efektivit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj në Shkodër dhe kunatit të tij Gjon Nika mbrëmjen e kaluar. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa secili kanë marrë nga dy plumba në trup. Të dëmtuarit janë qëlluar me 106 plumba, mbi katër karikatorë automatiku por duke shpëtuar mrekullisht.

Pas ngjarjes së rëndë tre automatikë kallashnikov janë gjetur në automjetin e djegur të autorëve ndërsa janë sekuestruar nga policia si provë materiale. Dy prej automatikëve që janë përdorur u gjetën në sedilen e përparme ndërsa arma e tretë automatik është gjetur në bagazh dhe mendohet se ishte rezervë.

Po ashtu autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë është e paqartë nëse kanë qëlluar pasi kanë dalë nga makina e tyre apo nga brenda makinës. Nga kamerat nuk është arritur të bëhet identifikimi për shkak se autorët nuk dalin në pamje.

Ndërkohë polici Gjergj Ndërshtiqaj ka patur armën e shërbimit me vete, por nuk e ka përdorur pasi nuk ka arritur që të kundërpërgjigjet.

Sipas burimeve policore objektivi ka qenë shtetasi Gjon Nika. Ndërkohë në Shkodër menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë mbërriti drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku duke qenë në krye të hetimeve. Është ende e paqartë se cili është motivi i kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shoqëruar disa persona por pa arritur ende tek autorët e dyshuar.



1 Comment

  1. Muti rrumbullaku do e zgjidhë problemin.
    Bastardë te rritur me fasule të konvikteve të kurvit të ngordhur.
    Shërbëtorë të sëmurë te sektës së haremit mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *