• |
ide | kryesore

Video/ Manchester Utd rrëzohet edhe në Bournemouth: Solskjaer me ethet e shkarkimit

Sport, Video



Dukej se më në fund kishte nisur të ecte në rrugën e duhur Manchester United, por ishte vetëm një ndjesi e gabuar, sepse në Bournemouth skuadra e Ole Gunnar Solskjaer rrëzohet përsëri duke komplikuar gjithcka. Pas goditjes në Stamford Bridge në Kupën e Ligës, Red Devils pengohen në një humbje në ndeshjen hapëse të javës së 11° të Premier League. E tani, përvec distancimit me 3 pikë nga skuadra e Hoëe në klasifikim, rrezikojnë të zbresin edhe më poshtë nga vendet që vlejnë kualifikimin në kupat e ardhshme europiane.

Goli që vendosi ndeshjen është shënuar nga King në fund të pjesës së parë. United provoi gjithë kohën në dispozicion, pa mundur të shmangë humbjen e katërt në kampionat, aq sa Red Devils ka edhe ndeshje të barazuara. Vetëm tre fitore, vendi i 11 me 13 pikë, nuk janë në favor të teknikut norvegjez, që pas dy javësh të qeta, rinis të përjetojë përsëri ethet e një shkarkimi të mundshëm nga Old Trafford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *