• |
ide | kryesore

Vizita e Palmer në Kosovë/ Mediat serbe ulin tonet: Nuk anëtarësohemi në BE pa njohje reciproke

Lajme, Të fundit

Vizita e zyrtarit amerikan, Matthew Palmer në Kosovë ka zënë një vend të konsiderueshëm në pasqyrimin e mediave serbe.

Në një artikull të “blic.rs”, shkruhet se Palmer u treguar mjaft i qartë kur tha se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Europian pa njohur më parë Kosovën si shtet i pavarur.

Shkrimi në mediat serbe:

“Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovësn”, tha në Prishtinë i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit. Palmer u tha studentëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën. Ai gjithashtu tha se Kosova nuk mund të lihet jashtë një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan dhe theksoi se zgjidhja e “marrëdhenieve kosovë-serbi” mbetet një përparësi strategjike për SHBA-në.

Përfaqësuesi special gjithashtu tha se vendi i tij po inkurajon qeverinë e re të Kosovës për të forcuar planin e saj të dialogut me Serbinë. “Sapo të formohet një qeveri e re, hapi i parë që duhet hidhet është të hapen negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj, pa pajtimin me Serbinë. Ju meritoni NATO-n, BE-në, OKB-në. Ju meritoni të mos jeni pas SHBA-së, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut”, tha Palmer.

Gjithashtu Palmer tha se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës. “Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. Ndërtimi i shtetit tuaj është i pakthyeshëm dhe tani keni nevojë për normalizim, në mënyrë që të shfrytëzoni potencialin e madh që posedoni. SHBA-të nuk imponojnë një marrëveshje, Kosovë dhe Serbia duhet të arrijnë ta aprovojnë atë”, shtoi Palmer.

Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Ai ka deklaruar më tej se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes të jetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis. ©Lapsi.al

 

2 Comments

  1. Që të sheshohen mosmarveshjet midis dy shteteve normale fqinjë të pamvarura, me dialog e mirkuptim, këtë e kuptojnë edhe shiptarët që janë “budallej”.
    Por ajo që nuk kuptojnë “budallejtë” shqiptarë, është se përse duhet ti futen bisedimeve me shtetin agresor Serbi, në një kohë që ky shtet nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës e nuk do tja dijë që këtë pamvarësi e ka njohur edhe një gjykatë ndërkombëtare ?
    E kuptojnë “budallejtë” shqiptarë gjithashtu se që të bësh dialog midis dy shteteve, duhet të bëhen edhe kompromise të dy anëshme. por puna është që deri ku duhet të shkojnë këto kompromise, e për çfarë kompromisesh bëhet fjalë konkretisht.
    “Budallejtë” shqiptarë e kuptojnë që në Shqipëri opozita duhet të dialogojë me mazhorancën, por ama nuk e kuptojnë kursesi se si mund të miratohet një reformë e qëndrueshme zgjedhore, kur kjo opozitë ka 7-8 muaj që nuk është më pjesë e parlamentit. E ka kush e ka fajin për këtë, kjo është histori më vete.
    Faktikisht për të dalë nga kriza politike e për të realizuar reformat, duhet medoemos që të bëhen zgjedhje të reja të kontrolluara që të përfaqësohet me deputetë realë edhe opozita.
    Sado “budallej” të jenë shqiptarët opozitarë, nuk ka se si të besojnë që në Kuvend të përfaqësohen nga deputetë që nuk dijnë të lexojnë fjalimet që ju kanë shkruajtur të tjerët.
    Le të presim datën “kushtetuese” të zgjedhjeve parlamentare në qershor të 2021 , ngul këmbë kryeministri.
    Por atëhere le të presim edhe që reformat që do të mundësojnë fillimin e hapjes së negociatave për në BE, ti bëjmë pas dy vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu