• |
ide | kryesore

Video/ Lazio bën festë me Milan: nuk fitonte në San Siro prej 30 vitesh!

Sport, Video



Milan është në krizë të plotë dhe Pioli nuk po arrin të bëjë më mirë se Giampaolo, në mos rezultatet janë edhe më keq. Është Lazio në grupin e skuadrave që ëndërrojnë Champions, vetëm një pikë nga Roma, që pozicionohet e treta. Bardhekaltrit, kundër një Milan të të mirë për një orë loje, i shënojnë vetë të gjithë golat (Immobile goli i 100 me Lazio dhe autogol i Bastos), por atë që i dha fitoren historike e shënoi 7 minuta nga fundi me Correa.

Ndeshja u bë menjëherë me shkëndija, edhe pse me shumë gabime nga të dy skuadrat. Pasi goditi traversën, Immobile nuk gaboi në goditjen me kokë, në krosimin e Lazzari, i lënë i lirë nga Theo që sulmon fort por nuk kthehet. Correa mrekullon por si zakonisht shpenzon e atëherë Milan përfiton të barazojë, me një goditje të Piatek që gjeti devijimin e pafat të Bastos.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat japin përgjigje e kundërpërgjigje pa mundur të bëjnë keq. Pas 15’ minutash Inzaghi largon dy pedina të rëndësishme, duke guxuar të provojë befasinë pa dy lojtarë si Milinkovic (me karton të verdhë) e Immobile, për Parolo e Caicedo. Pioli vetëm pak më parë shtoi dozën e sulmit me Leao per Paquetà. Por është edhe momenti kur ndihet lodhja, ritmet ulen dhe lojtarët në fushë nuk arrijnë më të kundërsulmojnë me shpejtësi. Në fund goditjen fituese e gjen Correa në një asist të Luis Alberto, që i dha fund 30 viteve pa fitore të bardhekaltërve në San Siro. Herën e fundit që Lazio kishte fituar jashtë shtëpisë kundër Milan në Serie A ka qenë në shtator 1989: që atëherë 29 ndeshje pa sukses.

SERIE A
Atalanta 0 – 2 Cagliari
Genoa 1 – 3 Udinese
Verona 2 – 1 Brescia
Lecce 2 – 2 Sassuolo
Fiorentina 1 – 1 Parma
Milan 1 – 2 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *