• |
ide | kryesore

11-vjeçari Alvin Berisha nxirret nga kampi Al-Hol

Lajme, Të fundit

11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, është nxjerrë nga kampi Al-Hol dhe ndodhet në një vend të sigurt.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat arabe.

Sipas këtyre burimeve, operacioni ende nuk ka mbaruar por pritet që shumë shpejt, Alvin të ribashkohet me babain e tij që ndodhet në Itali.

Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare.

Babai i të miturit, Afrim Berisha, e kërkonte të birin që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, asokohe vetëm 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë).

Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente Alvinin nga babai kishte vënë shami dhe kishte shfaqur sjellje radikale, rezultoi të kishte vdekur në një kamp së bashku me një burrë të huaj me të cilin ishte martuar.

Në këto kushte, 11-vjeçari mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ italian “le Iene” arriti të mundësojë një takim tyrin. Mirëpo, i ati nuk mund ta nxirrte Alvinin nga kampi Al-Hol, pasi siç u raportua, për këtë qëllim nevojitej ndërhyrja e autoriteteve shqiptare.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, edhe pse nga ana tjetër mungon transperenca e hapave që ndjekin autoritetet shqiptare për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. ©Lapsi.al

4 Comments

  1. zemra e vogel shpresoj qe ky lajm te jete i vertete .tani ka nevoje per ndihme te madhe ekonomike e shendetsore.Veronika infermiere Trieste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu