• |
ide | kryesore

Video/ Champions e rikuperimeve të mëdha: Hakimi shpartallon Inter në 45 minuta, Ajax me 9 lojtarë barazon në Londër

F1, Sport, Video



Emocione të pafund, përmbysje të mëdha, polemika e befasi: gjithcka në tetë ndeshjet e raundit të katër të fazës së grupeve në Champions League. Inter është i mirë vetëm 45 minuta sepse kthimi i Dortmund është tronditës. Barcelona nuk fiton në shtëpi dhe Valverde është një hap larg shkarkimit, Napoli stonon në San Paolo, ndërsa Chelsea përfiton nga dy lojtarë më shumë për të barazuar nga 2-4 në 4-4 me Ajax.

Liverpool kthehet në krye të grupit E me fitoren 2-1 përballë Genk. Nuk ka qenë e lehtë edhe për skuadrën e Klopp, që ka shkuar në gol me dy mesfushorë Wijnaldum e Oxalade Chamberlain. 9 pikë për Reds që parakalojnë Napolin dhe hipotekojnë kualifikimin. E megjithatë, dhuratën më të madhe megjithatë ia ka bërë Napoli, që humbi kryesimin me barazimin 1-1 në shtëpi me Salsburg. Adoleshenti gjigant Haaland shënoi me penallti, përpara se të barazonte Lozano.

Inter përmbyset në Dortmund nga një super Borussia e 45 minutave të dyta. Skuadra e Antonio Conte luante një ndeshje ku varej shum kualifikimi, por gjërat e shtruara në pjesën e parë, me një Inter gati perfekt, u shkatërruan nga rikthimi i Sanchos dhe të tjerëve. Protagonisti absolut Hakimi me dy gola, që iu përgjigj Lautaros dhe Vecinos, që në pjesën e parë ishte superior. Gjermanët me një repart ofensiv të frikshëm (në gol edhe Brandt, ndërsa Sancho dy asist dhe lojëra prestigji), përmbysën gjithcka duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, një pas Barcellonës. Shkoi keq për katalanasit, vetëm 0-0 në Kamp Nou përballë Slavia Prague dhe tani Valverde rrezikon shkarkimin.

Leipzig bën komandantin e grupit, me fitoren e dytë radhazi përballë Zenit, këtë herë në shtëpinë e rusëve në Shën Petersburg. Pikërisht në këtë ndeshje shpresonte shumë Lyon, që shkatërroi 3-1 Benfikën për të marrë vendin e dytë të Grupit G. Me 7 pikë francezët ndjekin dy pikë pas Leipzig kryesues, ndërsa duhet të ruhet nga rikthimi i rusëve që janë me 4 pikë e rrezikojnë edhe vendin e tretë me portugezët e Benfikës një distancë më poshtë.

Spektakël e polemika në Grupin H, ku Chelsea i shpëton turpërimit vetëm pasi Ajax mbeti me 9 lojtarë. Hollandezët, pasi ishin mundur në shtëpi, po bënin befasinë në Londër me avantazhin 1-4 që bëri të heshtë Stamford Bridge. Fati i Lampard ishte arbitri italian dhe një naivitet i Ajax që në dy minuta u ndëshkua me dy kartona të kuq dhe një penallti që i hapi rrigën barazimit final 4-4. Mbeten me pikë të barabarta 7 të dyja skuadrat, që tani janë barazuar nga Valencia.

Spanjollët në 8 minutat e fundit kanë fituar ndeshjen, duke shënuar 3 gola për një 4-1 final përballë Lille. E të mendosh se francezët, të fundit me një pikë, kaluan të parët në avantazh në Mestalla.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Liverpool 2 – 1 Genk
Napoli 1 – 1 Salzburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Barcelona 0 – 0 Slavia Prague
Borussia Dortmund 3 – 2 Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Zenit St. Petersburg 0 – 2 RasenBallsport Leipzig
Lyon 3 – 1 Benfica
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Chelsea 4 – 4 Ajax
Valencia 4 – 1 Lille



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *