• |
ide | kryesore

Video/ Supergol i Barella shpëtoi Inter kundër Veronës: 38 goditje drejt portës për të kompletuar përmbysjen

Sport, Video



Inter kthehet i çmendur, në versionin e kundërt të Dortmundit. Zikaltrit kanë mundur 2-1 me përmbysje Veronën në ndeshjen e parakohshme të javës së 12 të Serie A, duke u ngjitur në vendin e parë në kampionat pas një orë frike. Hellas në avantazh me penalltinë e Verre në të 19′ pas një aksioni perfekt kundërsulmi. Ofensiva zikaltër solli më pas përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë: Vecino në të 65′ barazoi me kokë në asist të Lazaro; pastaj Barella në të 83′ shpiku golin e fitores me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës.

Fitoi Inter, sërisht me vuajtje – më tepër për rezultatin se në fushë – por fitoi. Pas zhgënjimit europian zikaltrit e Conte u hodhën me forcë në kampionat duke mundur Veronën tepr të organizuar të Juric e duke vënë në presion Juventus. Të parët në renditjen e Serie A zikaltrit, edhe pse provizorisht. Një sukses i merituar, fryt i 38 goditjeve të bëra drejt portës veroneze. Me grintë e agonizëm, sfidën Interi diti ta kthejë vetëm në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar golat e mesfushës, me Vecino, që brenda zonës barazoi shifrat, e me Barella që ka zgjedhur një gol spektakolar për të realizuar të parin me fanellën zikaltër në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *