• |
ide | kryesore

Ç’mendon Loredana për këngën e re të Mozzik, “Dhelpër dinake”

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes së bujshme, çifti më i komentuar i showbiz-it, Mozzik dhe Loredana Zefi kanë nisur thumbimet e shumta në rrjete sociale.

Teksa Loredana hedh kunja në InstaStory, reperi publikoi një këngë e cila mendohet se i dedikohet Loredanës.

Vetëm dy ditë pas publikimit, kënga e re e Mozzik, “Dhelpër dinake”, i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube dhe të gjithë po flasin për faktin se ajo i dedikohet Loredanës.

Madje, edhe vetë Loredana ka bërë “ironi” me fjalën dhelpër, teksa komentonte me mikun e saj në Instagram.

Sipas “Telegrafit”, në një postim, Loredana shkruan duke qeshur “Unë jam dhelpër”, ndërsa ai ja ka kthyer “Të paktën dikush po pretendon”.

Mesa duket, ajo i ka marrë me sportivitet lajmet e shumta për të, të cilat e cilësonin si “dhelprën dinake” të historisë së saj dhe Mozzik dhe madje s’e ka aspak problem ta quajë veten një dhelpër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *