• |
ide | kryesore

Video/ Tango argjentinase shpëton Juventus: Ronaldo në dhomat e zhveshjes, për Sarrin ka një problem

Sport, Video



Juventus vuan shumë, por mund Milan 1-0 e parakalon përsëri Inter, duke marrë vendin e parë në Serie A. Vendosi një gol i Paulo Dybala, i aktivizuar në pjesën e dytë në vend të Cristiano Ronaldo. Portugezi doli nervoz nga fusha, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes. Zëvendësimi i dytë radhazi i portugezit ka një qartësi, për Maurizio Sarri tani është problem.

Milan e nisi mirë ndeshjen, me Piatek që dështoi të shënonte golin e avantazhit të paktën në dy raste. Szczesny është për gati një orë lojtari më i mirë i bardhezinjve: fluturoi të devijonte në kënd goditjen me kokë të Paquetà në të 25′. Portieri polak u përsërit në goditjen e fuqishme të Hernandez (45′) e në të djathtën e Piatek (në shtesën e të parës). Bardhezinjtë në një pjesë loje patën vetëm një mundësi me Higuain, të cilën Donnarumma e largoi me këmbë e në të 14′ me goditjen e Bernardeschi që përfundoi jashtë. Milan luajtur më mirë por kishte defektin e të qenit pak cinik në zonën gol.

Kampionët e Italisë e nisën në sulm të dytën, me Matuidi që i shkoi pranë golit me një të djathtë të harkuar, pastaj Sarri hoqi befasisht një Ronaldo në hije për të hedhur në fushë Dybala. Milan u tërhoq, edhe pse ngacmoi me Piatek tepër të rrezikshëm në diagonalen e tij në të 58′. Ndeshja mund të zhbllokohet vetëm nga individualitetet dhe e bën Dybala në të 77′: kombinim argjentinas me Higuain, driblim i pastër ndaj Romagnoli dhe me të djathtën gjeti këndin ku Donnarumma nuk arriti. Skuadra e Pioli humbet një ndeshje të luajtur mirë, pavarësisht lëshimit të minutave të fundit ku Higuain e Dybala mund të shënonin përsëri. 32 pikë për Juventus, i pamundur në 12 javë, ndërsa Milan me 13 pikë është në vendin e 14.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *