• |
ide | kryesore

“Në vend të qante, duhet të luante si unë”: Mourinho fundos Guardiolën dhe ankesat e spanjollit

Sport



Hidhërimi i Guardiola pas 3-1 në Anfield kundër Liverpool nuk i ka kaluar pa vëmendje Jose Mourinho. Special One, me cinizmin e përhershëm, nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të qartësuar konceptin e për të sulmuar trajnerin e Manchester City, fajtor se “përshëndeti” treshen arbitrale me një “thank you so much” gjithë inat e të përsëritur tre herë në fund të ndeshjes. ” Besoj që Manchester është një qytet shumë i bukur për të qarë një javë të tërë për një episod – filloi Mou -. Guardiola duhet të përqendrohet në mënyrën e lojës e çfarë mund të përmirësojë”.

Deklarata të helmatisura, që nga mikrofonët e Sky Sport janë shpërndarë në gjithë Europën. “Ndeshja ishte vërtetë e bukur. Të gjithë e dinë sa i fortë është Liverpool – shpjegoi portugezi duke analizuar ndeshjen -. Cdo herë që luajta kundër Liverpool, duke mos pasur një skuadër të mirë si ajo e Reds, shqetësohesha për distancat mes katër mbrojtësve të mi”. “Kur një skuadër luan si ata, me Firmino që vepron mes linjave e krijon rreziqe e me Salah e Mané që shfrytëzojnë gabimet e kalojnë pas kundërshtarëve, duhet luajtur të shtrëgnuar”, shtoi ai. Saktësime teknike që, pas pickimit të fortë për teknikun e City, duket se kundrshtojnë edhe ankesat e Guardiolas për arbitrimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *