• |
ide | kryesore

Eriksen: Kontrata nuk ka lidhje me minutat e mia në fushë

Sport



Christian Eriksen është i bindur se një kontratë në skadencë dhe interesi i vazhdueshëm i Real Madrid nuk kanë asnjë lidhje me kohën e kufizuar të lojës që po përjeton te Tottenham.

Sipas “playmaker”-it danez, Spurs kanë “besim të plotë” tek ai.
Ky besim i supozuar nuk është duke u reflektuar në daljet e tij në fushë nën drejtimin e Mauricio Pochettino.

27-vjeçari, i cili dikur kryesonte 11-en e parë, tashmë nuk e ka më vendin të garantuar dhe shpesh i është dashur të qëndrojë në stol.

“Ndjej 100 përqind se Tottenham ka besim të plotë tek unë. Nuk ka një ndryshim kaq të madh, përveç faktit që po luaj pak më pak këtë vit. Nuk mendoj se ka një lidhje midis situatës sime të kontratës dhe faktit që nuk kam luajtur aq shumë ndeshje”, tha lojtari për median daneze BT.

Shumëkush e ka akuzuar Eriksen për përqendrim të vëmendjes jo te topi por tek e ardhmja e tij, duke refkeltuar një rënie të dukshme krahasuar me sezonin 2018-19 gjatë të cilit regjistroi 10 gola dhe 12 asiste. Danezi pretendon se nuk po bën asgjë ndryshe, por pranon se mund të ketë aspekte për t’u përmirësuar.

Eriksen shtoi: “Mund të kem më shumë shanse sesa në disa pozicione të tjera në fushë. Sigurisht që ka gabime, dhe vendimet e marra gjithashtu duhet të merren si duhet. Unë kam qenë në situatat e duhura. Unë thjesht nuk kam marrë vendimet e duhura. Më ka munguar disi mprehtësia. Kjo është diçka për të cilën duhet të punoj vetë”.

Këto ditë Eriksen do të jetë i mpenjuar me kombëtaren daneze në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020 kundër Gjibraltarit dhe Irlandës, me mesfushorin e talentuar që mezi pret të luajë një tjetër skenar.

Ai shtoi: “Kombëtarja është plotësisht ndryshe nga një ekip klubi. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Pra, sado i madh të jetë një problem që mund të kem me klubin, që nuk është i madh, nuk duhet të ketë rëndësi. Por të paktën kam besim të mjaftueshëm nga drejtuesit për të luajur një futboll të bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *