• |
ide | kryesore

Lil Reese shtrohet në spital në gjendje të rëndë, u qëllua me armë

Paparazzi, Slider



Lil Reese është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë të hënën. Reperi i njohur u transferua nga Spitali Suburban për në Qendrën Mjekësore Christ në Oak Lawn, pasi plagëve të marra. Johnna Kelly, një zëdhënëse e Qendrës Mjekësore konfirmoi se reperi është në gjendje kritike. Kolegu dhe miku i tij Lil Durk bëri një postim të paqartë duke thënë “Reese mirë”, ndaj fansat janë ende të shqetësuar. Të shtënat u dëgjuan afër Chicago-s ku policia raporton se atentati ndodhi në kryqëzimin e Rrugës 167 dhe rrugës Pulaski. Megjithatë viktima nuk ishte në vendin e ngjarjes kur mbërritën autoritetet. Departamenti i Policisë dha një deklaratë për shtyp për incidentin, edhe pse nuk mund të konfirmonte identitetin e personit që u qëllua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *