• |
ide | kryesore

Reagon vajza 18-vjeçare e T.I pas deklaratës për virgjërinë e saj

Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, T.I befasoi me deklaratën në një intervistë ku tha se detyron çdo vit vajzën që të bëjë testin e virgjërisë. Për këtë, reagoi vajza 18-vjeçare Deyjah Harris, e cila pëlqeu shkrimet ku njerëzit quanin babain e saj “të pështirë”, “posedues” dhe “kontrollues”. Është vënë re se Deyjah nuk e ndjek babain as në Twitter, as në Instagram, por nuk dihet nëse kjo ndodhi pas deklaratës së T.I. I ftuar në “Ladies Like Us”, ai tha se kjo traditë nisi që kur vajza e tij Deyjah Harris mbushi 16 vjeçe. Atë vit, ai i vendosi një shënim në derën e dhomës ku i shkruajti: “Gjinekologu. Nesër në orën 09:30.” Ndër të tjera, shtoi se ishte informuar që virgjëria humbet dhe në mënyra tjera përveç seksit, por T.I tregonte bindje se vajza nuk bën kalërime, xhiro me biçikletë apo sporte të tjera. Për këtë arsye, tha se e çon çdo vit Deyjah, sot 18 vjeçe që të kontrollojë himenin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *