• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kur Rama i uronte banorët e Astirit: “T’i gëzoni shtëpitë”

Lajme, Të fundit



IKMT prishi këtë të martë 33 ndërtesa në Unazën e Re. Aksioni u shoqërua me përplasje të forta mes banorëve dhe policisë. Megjithëse një projekt korruptiv dhe me një faturë të kripur financiare qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Kryeministri Edi Rama nuk foli për incidentet, por në të kaluarën kur shkonte të bënte fushatë u premtonte banorëve se do të legalizoheshin dhe ata do të kishin mundësi të investonin.

“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi.

Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bërë me kursime me gjak” – thoshte Rama në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 përpara banorëve të Astirit dhe me Saimir Tahirin në krah të djathtë. Banorët e Astirit plotësuan 1 vit e 7 ditë pa ndërprerje kundër prishjes së banesave, por me forcën e policisë dhe gazit lotsjellës u rafshuan të gjitha ndërtesat. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Nuk ka baze ligjore per legalizim. ZERO. Shtepite reth e qark u legalizuan.
    PDja 8 vjet ne pushtet nuk i legalizoi kto shpijat qe u prishen nuk ka sesi.
    Del lylja tani dhe thote qe do jua demshperbleje. Sesi mund te demshperblehen ato shpija pa u legalizu e di lylja. Po kshu edhe lapsi ia fut si kau peles.

    1. ktu flitet me fakt per premtim te pambajtur, 1 ne 1000 rrena ne fakt; flitet per te sotmen …ky trapi a i pamrojteshem

  2. Dhe sot ai tek sheh ato shtepi te rrenuara, ata femije qe qajne,,ato jete te shkaterruara, ate bote te rrokullisur., qesh ,po po kenaqet tuj u qeshe sic thoshte M.igjeni.,dhe i ngazellyer i thote vetes me krenari : UNE JAM DEMONI

  3. A keni provuar të merrni kredi nga bankat pa sukses? Urgjentisht duhen para për të dalë nga borxhi? Keni nevojë për para për zgjerimin ose krijimin e biznesit tuaj? Merrni një kredi nga një nga kompanitë kryesore të kredisë në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përmes WhatsApp: +14092051142 ose me email: [email protected]

  4. I ka pare Taulant Palla keto video?

    Gjithsesi une mendoja se Unaza e Re do ishte vija fatale qe ndan dy bote politike korruptive nga njera tjetra. Por kuptoj se PD’s ja kane futur dy kembet ne nje kepuce USA me BE pasi jane te zhytyr deri ne m*t qe kane gatuar vete, Dhe qendrimi perdite e me shume i Bashes ne ate parti qe nuk sjell as shprese e as te ardhme detyrimisht e con PD ne **** te semes dhe mban ne pushtet tradhtarin, hajdutin e kriminelin e PS ED Psiko Drama. Urgjentisht PD duhet ndrroje strategji, Basha te shkoje ne shtepi, e te shikojne brezin e ri pas-shkollor, ose te filloje te hedhi grepat te LVV dhe ta kaloje kete levizje ne plan te pare si Opozite.

    PD te kete turp qe nuk u rreshtua qe te shtunen ne rruge, nxenesit e Opozitareve duhet kishin bojkotuar mesimin, punonjesit Opozitare punen, te ishin ulur ne mes te trotuarave e te benin rezistence. Rrezistenca shume e dobet, vetem Cuni i Balliut eshte opozita e vertete ne ate rezistence.

    Me kete Opozite te mbaruar s’kane faj mafiozet socialist qe hedhin vallen e turpit.

    Taulant Palla nderkohe ti shikoje keto videot se mbase e ka memorjen e shkurter.

  5. Po prishen me ligjin e 2006 kur salihu mbreteronte me tam tame dhe e mirato je she beri mire se jo te ghithe shpellaret I do

  6. me vjen keq per kalamajt e astirit, prinderit kane votu ps
    mbajeni drogaxhiun e kuq, akoma nuk cohet njeri
    “o cu kenaqem” – prralle nga e kaluara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *