• |
ide | kryesore

Meta shpërthen në akuza: Po veprohet në mënyrë mafioze me Gjykatën Kushtetuese

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta doli në një konferencë për mediat ku shpjegoi arsyet që sipas tij e çuan në dekretin për të emëruar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi tha se anëtari i dytë në këtë Gjykatë ishte zgjedhur automatikisht Arta Vorpsi e cila ishte e para në listën që kishte në tryezë Presidenti për shkak se ky i fundit nuk u shpreh për 30 ditë. Por Meta sapo u kthye nga Parisi firmosi për Xhaferllarin duke e futur procesin në ngërç. Meta sqaron se Kushtetuta nuk i ka vënë ndonjë afat për të vendosur ndersa beri akuza te forta ndaj kryetarit te KED, Ardian Dvorani.


“Nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës. Parlamenti është një institucion kolegjial. E para është Kushtetuta. KED është një institucion i cili merret vetëm me menaxhimin administrativ për të garantuar zbatimin e kushtetutës. Kushtetuta tregon si krijohet Gjykata Kushtetuese ku thuhet se është Presidenti, pastaj Parlamenti dhe në këtë mënyrë është me radhë. Në këtë mënyrë është detyra e KED që të rregullojë listat, afatet dhe kriteret të respektohet ligji dhe të mos kemi përplasje institucionesh.


Nuk është e kundërta që KED i cili është një institucion kolegjial dhe nuk duhet që kryetari i KED të bëjë lojëra duke vendosur kohën se kur dërgon listat. KED i dërgoi në mënyrë të dyshimtë për të mos thënë mafioze. Ai e vendosi presidentin në një pozicion të vështirë për ta detyruar që të shkelë ligjin. Me interpretime qesharake dhe absurde. Është e turpshme është mafioze. Vetëm një budalla nuk i kupton lojërat e tij. Ngitja e KED u bllokua dy herë që të vinte ky kryetar që ta kontrollonin” – tha Meta. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Ky Palo njeri e ka vending ne Burg mgj gruan Dr.Moniqa.Egoist dhe I paftyre,hajdut dhe aspak mashkull,mjeles I shkelqyer I lopes qeveri..,pret qe ta heqin fare.ññ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu