• |
ide | kryesore

Arilena dhe Flori së shpejti me një tjetër bashkëpunim

Paparazzi, Slider



Dy vite pas hitit “Nallane”, duket se këngëtarët Flori Mumajesi dhe Arilena Ara kanë ndërmend të na surprizojnë sërish.

Duke qenë se “Nallane” u kthye në këngën më të dëgjuar e të pëlqyer nga publiku, fansat besojnë se Flori dhe Arilena do të sjellin një tjetër projekt.Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara në Instagram, pasi Flori dhe Arilena kishin bërë thuajse të njëjtat poza bardhë e zi, në të njëjtin fotograf. Me siguri këto do të jenë fotot cover për këngën e tyre të re, për të cilën dyshja ende nuk ka zbuluar diçka konkrete. Megjithatë, fansat janë të bindur se diçka do të vijë dhe për më tepër, do të jetë një hit! Mbetet vetëm të presim për të mësuar të tjera lajme nga këngëtarët. Ndërkohë, Flori ka punuar edhe për dy projektet e tij të reja, “Thjesht të du”, të cilën e publikoi disa ditë më parë dhe “Mbaroj”, që do të lançohet shumë shpejt.iconstyle/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *