• |
ide | kryesore

Një tjetër zënkë në familjen Kardashian

Paparazzi, Slider



Ndonëse personazhi i njohur televiziv Kourtney Kardashian ka vendosur të largohet nga reality-show “Keeping Up With The Kardashians” ajo bën sërish të flitet për të.

Këtë herë është publikuar një video në rrjete sociale ku debaton me të motrën Kim, rreth festës së ditëlindjes të vajzave të tyre North dhe Penelope.

Kourtney nuk dëshiron që të përdoren karamele jo të shëndetshme në këtë festë.

“Kourtney ka këtë vizionin, kundra sheqerit ose kimikateve të neveritshme. Është plotësisht kundër sheqerit, glutenit, festave dhe argëtimit sepse Kourtney ka vendosur që thjesht nuk ka kuptim”,-shprehet Kim pas videos.

Ndërkohë që gjatë saj Kourtney vijon duke thënë se ngjyryesi shkakton sëmundje tek njerëzit. “Kjo është një festë për fëmijë. Atëherë pse makina jote ka ndenjëse lëkure? Pse ke vënë syze plastike?”,-dëgjohet Kim teksa i përgjigjet së motrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *