• |
ide | kryesore

Meta flet për shpërndarjen e parlamentit: Po rrinë kot

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për shpërndarjen e parlamentit në intervistën e dhënë në emisionin “Open” në TCH. Pyetjet nëse lëvizjet e tij të fundit po shkojnë në këtë drejtim, Meta i është përgjigjur tërthorazi.

“Unë mendoj që jemi në një moment mjaft kritik dhe ajo që më shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi që kjo mënyrë sjellje e Edi Ramës se ai është tani.

Ky është një parlament është vetëshpërndarë me kohë moralisht. Ajo që më shqetëson ende është që duhet të bënim zgjedhje lokale normale. Unë nuk jam me atë që thotë opozita se duhet të bënim të gjitha zgjedhjet bashkë sepse zgjedhjet ishin test për negociatat. Është Maqedonia e Veriut që bën zgjedhje.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, por ky parlament kot sa rri. Parlamenti shpërndahet me një dekret të Presidentit. Apo nuk e dini? Vetë deputetët socialistë e kuptojnë se janë gjithë ato figura atje që janë zhvlerësuar.

Tani kam ca punë të rëndësishme, por e mira është që ata të thonë vetë se duhet të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se tani është koha e referendumeve. Dhe unë do të punoj për këtë. Këtu është koha e liderëve që nuk mbajnë përgjegjësi” – tha Meta. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. O shkarllatokraci meta ti duhet ta thuash troc qe nuk e shperndan dot parlamentin per sa kohe egziston nje shumice,por ti je bere si nikoll lesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu