• |
ide | kryesore

Nga Tirana, Deschamps çon Giroud tek Inter: “Ka nevojë të luajë”

Sport



Franca i prishi festën Shqipërisë, me suksesin 2-0 në stadiumin e ri të Tiranës, duke e mbyllur grupin H kualifikues për Euro 2020 në vendin e parë. Vendosën golat e Tolisso e Griezmann, por nuk shënoi dot Giroud, i ndalur nga shtylla. Sulmuesi i Chelsea ka treguar edhe njëherë se është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Deschamps, që për ta marrë në Europian i ka bërë të qartë se duhet të luajë. Një nxitje nga Tirana e teknikut të Bleus që mund ta cojë lojtarin drejt Inter.

“Lojtari vuan pashmangshmërisht këtë situatë të përditshme – ka thënë Deschamps në kryeqytetin shqiptar – Nëse do të kishte mundësinë të largohej e të luajë me vazhdimësi është mirë ta bëjë dhe ai e di” ka përfunduar tekniku kampion bote, duke I dhënë një asist Inter, që kërkon një sulmues në janar e ka vënë në shenjëstër qendrën e londinezëve.

Në ditët e ardhshme, lojtari, sipas asaj që bën të ditur Telefoot, do të flaës me drejtuesit anglezë për të marrë një vendim për pjesën e mbetur të sezonit, që nga fjalët e Deschamps, mund të jetë vendosur në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *