• |
ide | kryesore

Probleme me zemrën, Vuçiç del nga spitali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa sot është rithyer në krye të detyrës.

Media serbe RTS raporton se presidenti Vuçiç tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe për këtë arsye është lënë i lirë nga spitali.

Këshilltarja për mediat e Vuçiç, Suzana Vasiljeviç tha mbrëmë se presidenti kishte qenë nën kujdesin e mjekëve për dy ditë  dhe se tani duhej t’i përmbahej terapisë, që si të mund të zvogëlonte angazhimet e tij.

Ministri i Shëndetësisë,  Zlatibor Loncar sqaroi dje se presidenti kishte shkuar në spital në gjendje kritike për jetën .

Mjekët e rekomanduan Presidentin të rrallojë aktivitetet e tij derisa të shërohet plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *