• |
ide | kryesore

Thirrjet ‘Rama ik’ në stadium/ Basha-kryeministrit: Dëgjoje jehonën, hap krahun për zgjedhje të lira

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Lezha ku po takon fermerët në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë’, Lulzim Basha komentoi ovacionet dhe  thirrjet e tifozëve mbrëmë në stadium në sfidën e Shqipërisë kundër Francës, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të dëgjojë jehonën e tyre. Sipas tij,  shefi i qeverisë duhet të hapë krahun për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Stadiumi/ Pse e goditën Ramën në “Arenën” e tij 

“Kjo qeveri e ka braktisur tërësisht fermerin dhe zhvillimin rural dhe këtë e shohim çdo ditë. Presion që ndjejnë nga shtetit, i ka shtyrë ata drejt braktisjes totale të këtij sektori. Kam ardhur për t’u thënë se nuk ka nevojë të jetë kështu. Jehona e zërit tuaj ka rëndësi. Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën” – tha Basha.

6 Comments

  1. Me e mira gje qe mund te benin per mendimin tim ka qene me e lene stadiumin bosh. E thirjet ti kishin bere jashte stadiumit. Mirepo shqiptaret tashme jane pajtu me cdo gje dhe kjo mos mendoni se ja ka prishe terezine km.mirepo aq dine aq bejne. Ama km ka fjetur mbreme top. Sa qofte edhe nje i vetem i jep vemendje.

  2. Kete te birin e Anetes nuk e duan me , por edhe ti nuk jep shume siguri . Beje ndryshime , zgjedhje pa ndryshu kodin zgjedhor dhe kushtetuten nuk duhet te kete . Beni nje qeveri provizore per te bere ndryshimet , kjo eshte kerkesa qe ti duhet te beshe o Basha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu