• |
ide | kryesore

Takimet në Presidencë, kë do të presë sot në zyrë kreu i shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit me krerët e partive të opozitë jashtë parlamentit dhe më pas me ish-presidentin Rexhep Meidani, sot kreu i shtetit, Ilir Meta pritet të takohet dhe me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani

Presidenti Meta ka qenë i qartë gjatë gjithë këtyre ditëve për kompetencat e tij në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se e vetmja çështje, për të cilën ai kërkon edhe mendimin e paraardhësve të tij, për të arritur në një mendim kolegjial, është ajo nëse Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin, pasi përcaktimi kushtetues në nenin 96, pika 4, i jep të drejtë Presidentit ta shpërndajë Parlamentin vetëm “kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri”.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit la të kuptohet se mund të firmosë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit në një kohë të afërt.

“Parlamenti një ditë do të shpërndahet, nuk është ky problemi, puna është se ky Parlament kot sa rri edhe një ditë më shumë në këtë mënyrë si sillet. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti shpërndahet gjithmonë me dekret të Presidentit”, u shpreh Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *