• |
ide | kryesore

Meta: Nëse Berisha do të jetë kryeministër, unë zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm

Lajme, Të fundit



Pasi u shpreh i sigurt se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se do t’ia lirojë postin kreut të PD, Sali Berishës nëse “ata nuk bëjnë këtë lojë me doktorin”. Meta ka shtuar se nëse Berisha do të jetë kryeministër, vetë do të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Ai tha se nuk do të rrinte më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë.

“Doktorit ia liroj, doktori është doktori, janë 10 vende bosh dhe e përshëndes, por ata mund të bëjnë këtë lojën me doktorin dhe do detyrohem të bëhem vetë kryeministër. Por po u bë doktori kryeministër do jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Nuk rri më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë, në mënyrë që ministrat që do të jenë atje t’i bëjnë politikat sipas qejfit dhe t’i mbajë kostot partia e lirisë dhe Ilir Meta siç ka ndodhur herët e kaluara”, tha Meta.



13 Comments

    1. Sidomos ne demokratet qe na hoqi nga puna LSI kur ja drodhi PD, mezi po presim te vish ne pushtet.
      Viktimat e “funderinave te te gjitha llojeve, bashkohuni” 2013!

  1. Ti as per Sanco Panco nuk ben. Po do te realizohet deshira. Do u ven ne nje qeli bashk dhe Saliu te bej si km kurse ti si zevendesi atij. ca gallate me keta. Keta kur flasin, flasin sikur jan kap me presh ne dor. Bertasin, pellasin, kercenojn, thojn karlliqe. Duket qe jan shum te ndershem e skan cfar fshehin. Ca gallate. Si u katandisen keshtu burrat e shtetit.

  2. bobo, do jet merzit Saliu se nuk do qe ky ta lidhi fatin e tij me te Saliut. Sak reagura fare Saliu dhe kjo ka nje perse.

  3. Qe te ndodh ndryshimi , ne radhe te pare ju duhet te beni ndryshime drastike te sistemit dhe kodot zgjedhor .
    Ne radhe te dyte duhet te jeni te bashkuar si opozite pavarsisht dasive .
    Ne radhe te trete duhet te ndaloni te gjatin te perdor leket e buxhetit dhe administraten e tejfryre per zgjedhjet .
    Por me kryesorja , qe te ndodh ndryshimi , ju duhet te ndryshoni vetvetet dhe mentalitetin tuaj sundues .

    Edhe nese ndodh ndryshimi per nje motiv apo tjeter ( gje per te cilen nuk kam besim te plote perderisa ju jeni te ndare ne kope ), z.Berisha nuk duhet te jete me kryeminister . Duhet nje figure e re , e paster dhe e paperlyer me keto 33 vite skicofreni politike .

    Krimi dhe mafia ne kete vend ka marre dhene dhe po komandon i pashqetesuar . Nese ka nje njeri qe krimi dhe mafia e ka ethe , ai eshte z.Berisha . Prandaj nese ka nje motiv se pse i duhet ketij vendi apo nje te mire te fundit qe mund ti beje vendit te tij z.Berisha eshte te qenit (te pakten dy vjet) minister i brendeshem me fuqi te plota .

    1. Mos kujtoni ju patronazhista se Rama do ti vjedhi prapë zgjedhjet.
      Mos kujtoni se jeni të plotë fuqishëm. Mos kujtoni se bashkësia ndërkombëtare do vazhdojë të tallet me Shqipërinë e shqiptarët.
      Një fillim dhe i mirë qoftë e ka një fund e jo më një fillim e vazhdimësi e keqe dihet se çfund ka.
      Dhe atë sjellje prej njerëzish normalë dikur të demokratëve nuk do ta shihni më.

  4. Ky keshko don te jete zv/ kryeminister hahahaha Berisha Kryeminister. O ku eshte katandisur opozita . Po i sherbeni Rames kaq mire ti dhe Berisha sa nuk ka ku te veje. Ju duhet te ishit ne burg bashke me Berishen dhe me kete kryehajdutin Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *