• |
ide | kryesore

Inter humb Barella për 2019: operacion në artroskopi për mesfushorin

Sport



Dëmtim serioz, por jo aq i rëndë sa u mendua në fillim. Nicolò Barella shqetësoi mendimet e Inter dhe Antonio Conte, por mesfushori ka nisur tashmë të projektojë kthimin. Dëmtimi në gjurin e djathtë kërkon ndërhyrjen në artroskopi që do të kryhet pasdite, e rikuperimi klinik parashikon një kohë afërisht një mujore për kthimin në fushë, gjë që detyron Inter ta ketë lojtarin në dispozicion pas pauzës së Krishtlindjes.

Mesfushori që tani ecën me paterica, si e ka dëshmuar e shoqja në një postim në rrjetet sociale, do të bëhet një mungesë e rëndësishme për Conte në një repart ku dëmtimet kanë qenë të shumta. Duke parë gjendjen e Sensit, mjekët zikaltër do të vazhdojnë me qetësi e kohët e duhura për të mos nxituar kthimin në fushë të lojtarit, duke mos rrezikuar kështu dëmtime të tjera.

Edhe Mancini është i interesuar për situatën: drejt Euro 2020 rruga është akoma e gjatë por tekniku kërkon të jetë i informuar e, ndoshta një pushim pas këtyre javëve stresuese edhe për Barella mund të jetë e nevojshme, për tu kthyer me energji të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *