• |
ide | kryesore

Paketa kundër KÇK, një tjetër hap drejt diktaturës

-Instant, Kryesore, Lajme



Përpos problemeve të mëdha që ka me fuqinë e pamatë që i jep policisë politike dhe shkeljes së të drejtave njerezore, platforma që po bëhet në emër të luftës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që po tolerojnë, po bashkëpunojnë dhe po përfitojnë nga kriminelët, përbën një rrezik të madh për kapjen përfundimtare të drejtësisë nga partia politike në pushtet. Sot Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lexo më tej:

Projektligji i ri/ Policia me pushtet të pakufizuar, përgjon dhe heton këdo

Pra imagjinoni për një çast sikur të përsëritet një situatë si ajo që përjetuam para dy vjetësh, kur përgjimet italiane detyruan një grup prokurorësh të kërkonin pranë parlamentit burgosjen e Saimir Tahirit. Atëherë vetë Edi Rama, gjithë shumica parlamentare dhe mediat pranë tyre, jo vetëm ua mohuan kërkesën, por filluan një gjueti shtrigash kundër këtyre prokurorëve si të lidhur me krimin, të motivuar politikisht e me probleme familjare.

Nëse paketa e re hyn në fuqi imagjinon se ç’ndodh: secili nga këta prokurorë që duan të hetojnë krimet e një anëtari qeverie, apo secili gjykatës që i jep atyre dritën jeshile mund të pezullohet nga Sandër Lleshi apo Etilda Gjonaj.

Dhe e gjitha kjo po bëhet në kuadër të rrënimit të të gjitha kundërpushteteve. Në një mjedis pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, në një parlament pa opozitë, në një pushtet lokal të tërë rilindas, pasi ka njësuar pushtetin legjislativ me atë ekzekutiv, pasi po tenton të dërrmojë edhe ato pak media të pavarura përmes paketës antishpifje (të kundërshtuar nga OSBE dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, Rama po tenton t’i japë edhe goditjen e fundit drejtësisë.

Në këtë pikë sulltani i Tiranës po shkon edhe shumë më larg se sivllau i tij i Ankarasë. Ai nuk po lë më në këmbë asnjë kundërpushtet.

©Lapsi.al 

 



11 Comments

  1. Bastatdi i Kristaqit e ka fundin afer. Kjo eshte e qarte.
    Nietzsche citon nje kinez te vjeter qe thoshte se “kur nje perandorie i vjen fundi, ajo ka shume ligje.”!

    1. Gabohesh. Gaboheni te gjithe. Rama po luan me vetedije te plot e. Keto jane 3 levizjet e fundit deri ne fitoren finale.
      1. Ligji KCK per eleminimin Total te gjykatesve do te coje ne perplasje civile nga ku Rama ka dy rrugedalje. E para Rama negocion terheqjen dhe imunitetin total dhe e dyta ajo qe ai vertet do
      2 .Shpallja e gjendjes se jashtezakonshme.
      3. Pezullimi i partive politike.

  2. Po e kthen permbys edhe ate pak shtet qe ishte krijuar, ky DonKishoti me poture firmato! Pijini lengun o popull.

  3. Ja edhe pak vjen FBI dhe Byroja e hetimit nga SHBA,pastaj hani sa te doni.Makinat erdhen,marinsat erdhen,pritet edhe Ambasadori te vije dhe flasim prap.

  4. Ti mire qe je injorant por dhe genjen e dylber mavi. Si mund te vije FBI ne nje shtet sovran apo keshtu degjove ke korridoret e Partise.Si duket ti do jesh Tak uturak Ngjela ose ndonje si ai qe fler budallalleqe cdo dite dhe sheh endrra me sy hap per ardhjen e FBI qe sipas tij do bej namin.Ik e ha ndonje pjate supe sa nuk eshte mbyll menca

  5. E ndoqa te gjithe recitalin e te gjatit tone ne you tube . Ishte komplet teater , teater nga nje i marre .
    Zoterinj lidheni kete njeri , lidheni sa nuk eshte vone se ky eshte totalisht i marre .
    Lidheni kete njeri se ky ka per ti vene flaken ketij vendi me keq se Neroni .

  6. KRYETARI I KÇK-se PO BENE MORAL . TAMAM SI PROSTITUTA PER VIRGJERINE .
    DUHET FRENUAR ME TE GJITHA MENYRAT KY HAJVAN .

  7. Ky edhe te vetet i la me goje hapur per marrezite qe thoshte . Delirant , egocentrist , hajdut dhe shume idiot .

  8. Une do iki tek studentet me 8 dhjetor ,do ti le pa mesim(pune e madhe se mos kane bere ndonjehere mesim) dhe do bashkohem me kete “profet” hajdutesh qe eshte presidenti M..a.Rrnoft Shypnia e pavarur dhe mevete,poshte shalegjati Rama,poshte te gjith.Jemi trima/dalim nga vrima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *