• |
ide | kryesore

Meta: Situata është kritike, shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga qyteti i Durrësit, ku ndodhet për të parë vijimësinë e operacionit të kërkim-shpëtimit në lagjen numër 18, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që tronditi zonën ditën e djeshme, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se “në keto momente kritike ndodhemi pranë qytetarëve”.

“Është një situatë mjaft kritike. Është e qartë që puna vijon pa u ndalur, patjetër që të gjitha ato kërkesa që çdo familje ka bërë janë realizuar. Do të vijojmë të jemi pranë tyre edhe në vazhdimsi për të tejkaluar këtë situatë dramatike”, ka thënë Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse i ka Shqipëria mjetet e duhura për të përballur fatkeqësi të tilla, Meta deklaroi se:

“Është një eksperiencë tragjike e vështirë sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë fatkeqësi natyrore e këtyre përmasave. Është e rëndësishme që ta tejkalojmë. Kemi mbështetjen e specializuar të partnerëve tanë dhe shpresojmë ndihmën e tyre në vijimsi për stabilizimin e situatës. Shpresoj që të keqen ta kemi lënë pas dhe me kurajo, qetësi dhe solidaritet dhe gëzim të shohim para pavarësisht gjendjes së vështuirë ku ndodhemi.”

Ndërkaq referuar shkakut të një katastrofe të këtyre përmasave, Meta nuk ka bërë fajtor, ndërsa deklaron se tashmë është e rëndësishme të fokusohemi në ndihmën ndaj qytetarëve.

“Bazuar në përvojën e kësaj tragjedije duhet të marrim masat e duhura për të ecur para. Nuk mund të fokusohemi në cilësinë e ndërtimeve, por në atë çfarë ka ndodhur. Tani duhet t’iu vijmë në ndihmë qytetarëve. Ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve është një mekanizëm që duhet të përmirësohet çdo ditë. Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat me këto përpjekje të cilat nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë”, ka thënë Presidenti./CNA.al



8 Comments

  1. Nuk kam pare ndonje President qe te shpresoje tek ndihma e huaj dhe te nenvleftesoje, ne menyre te fshehte, aftesite e shqipetareve..ky eshte tekahyt dhe lapizhar..Ka qene edhe ky per shume vite, sikurse eshte, pjese e strukturave me te larta te shtetit..Nuk e kemi degjuar kurre te flase per mbrojtjen civile, kapacitetet dhe per lejet e ndertimit..Kesaj klase politike duhet ti veme flaken me benxine..te gjitheve..

  2. Elio mamin mire e ke? Ngushellime i thuaj, djalin e ke semure rende.. Po ca aftesie ka nenvleresuar o idiot qe nuk ke as qen te nuhase njerezit e shkrete ne rrenoje!

    1. Plaka ime nuk eshte me por shpresoj te kesh mire gruan..thuaj te mos i vije keq qe shkon me te tjere se te shoqin e ka idiot gjenetik..Nejse Gomar, zoteria ka qene kryeminister e minister kaq kohe pervecse ne koalicion qeveritar e tani eshte president..i thuaj o gomar se nuk vidhet edhe tek gjaku i njerezve per te bere pallatet rreze rruges..hajde gjume tani…

  3. zoti president nxirr ca flori se si familje keni shume per ti dhene ketij populli , nxitini dhe politikanet deputetet gjykatesit te mbledhin te ardhura se kane shume , thuajini oligarkeve dhe ato qe bjene rruge me nga 20.000 eur per 1 km te japin ndima , ku eshte Zamir Mane dhe miljoneret e tjere te ndimojne popullin . edhe ne mblodhem aq sa mundeshim dhe i derguam ne durres . ne krruajme xhepat kurse ju hiqni nje qime nka koka pastaj lypni dhe jashte se bota sjell plot ndima por nuk shkojne asnjehere ne destinacion …..
    dhe nje kritike per ju te lapsit , mos nxirrni lajme qe shtojne panik se do te kete me te madh apo te shumte , nga sismolog shqiptar apo rus apo britanik .

  4. O pleher po te gjithe ata shqiptare qe po punojne 24 per shpetimin dhe nxjerrjen e njerezve,nuk i ke parę.O te qifsha robt o pleher,o prostitute politike

  5. O pleher po te gjithe ata shqiptare qe po punojne 24 per shpetimin dhe nxjerrjen e njerezve,nuk i ke parę.O te qifsha robt o pleher,o prostitute politike

  6. E dhimbshme shume jashtezakonisht shume kur fati yt dhe i familjes kryqezohet me qenie te tilla ne dore te te cileve fatkeqsisht te qellon te kesh buken strehen femijen shkollimin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *