• |
ide | kryesore

Të dhënat e fundit/ 24 viktima nga tërmeti, mbi 650 të plagosur

Lajme, Të fundit



Sipas te dhenave te Agjencise se Mbrojtjes Civile dhe Igjeum qe prej mengjesit te djeshem, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 balle, e deri ne momentin qe po flasim jane shenuar 310 pasgoditje. Operacionet e kerkim shpetimit kane vijuar gjate nates ne Durres ku u shpetua Klajdi Qato, ndersa ne Thumane kerkimet do rinisin per pak minuta, pas nderprerjeve disa oreshe per shkak te veshtiresive te nates. Sipas informacioneve paraprake 24 persona kane humbur jeten, 650 jane lenduar dhe 45 jane shpetuar.
Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.
Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.
Mbi 200 specialiste te kerkim shpetimit dhe emergjencave civile nga: BE, Kosova, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kane mberritur ore pas ore ne Shqiperi per te asistuar ekipet shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *