• |
ide | kryesore

Tërmeti në Japoni, shkon në 62 numri i viktimave

Lajme, Planet



Autoritetet japoneze kanë konfirmuar 62 vdekje deri më tani, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në Japoni që nga viti 2016. Shumë nga të vdekurit janë në Suzu dhe Wajima, një qytet tjetër në skajin verior të gadishullit Noto.

Në Suzu, një qytet me pak më shumë se 5,000 familje afër epiqendrës, 90 për qind e shtëpive mund të jenë shkatërruar, sipas kryetarit të saj, Masuhiro Izumiya.

“Situata është katastrofike,” tha ai.

Kina është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme për Japoninë për tërmetin masiv që goditi vendin në ditën e Vitit të Ri, tha të mërkurën Ministria e Jashtme kineze.

Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi detyroi njerëzit në zonat bregdetare perëndimore të kërkojnë toka më të larta, ndërsa valët e cunamit rrëmbyen makina dhe shtëpi nën ujë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *