• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 punonjës policie, përvetësuan ndihmat për tërmetin

Lajme, Të fundit

Dy punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”; E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”; A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

18 Comments

  1. Perpara se te krijohet nje opinion mbi moralin e ketyre punonjesve te policise le te meditojme 1 minute e te reflektojme si eshte situata sociale ne shqiperi, dhe si eshte kjo krahasuar me 1 apo disa vite me pare. Kur e varferon popullin ne kaq menyre te skajshme , eshte e pritshme qe njerezit do duan te mbijetojne. Kshq ky lajm sherben per te drejtuar gishtin dhe per te kenaqur ata felliqesirat qe kane qef te drejtojne gishtin

    1. Me vjen keq por nuk jam dakort me ju, Sado skamje te kene pasur keta punojes policie , nuk duhet te shkonin deri aty se te pervetsonin ndihmat.
      Hajdutlliku eshte ves, jo mjet jetese. Ky eshte mendimi im.
      Ke plot njerez te varfer qe nuk e kane ndyer doren asnjehere ne jeten e tyre.
      Hajdutlliku eshte edukate dhe jo fenomen. Po te edukohesh hajdut do vjedhesh edhe sikur te jesh miljoner.

      ketu ose do te kete ndonje keqkuptim , ose ata vertet kane vjedhur dhe duhet te pergjigjen per kete pune deri ne nje.

      1. Eme te drejte ke. Po ti me shume mundesi sjeton fare ne ate realitet. Ta shohesh cfare skamje eshte. Detyra kryesore e udheheqesve eshte ta cojne shoqerine perpara, cka do te thote te vendosen standarte dhe norma ne cdo aspekt shoqeror. Fakti qe ai eshte “edukuar ” ashtu do te thote qe eshte injorant. Fenomeni i vjedhjes vjen pike se pari nga “udheheqesit” dhe ktu jo vetem qe nuk kund4shton dot po mund te te ofroj nje gote uje per ta gelltitur ate cka ke shkruar me siper gomar

        1. Ore kar, Hajdutlliku ka lindur bashke me njerzimin o debil, dhe nuk ka te beje fare me ‘politikanet ‘ qe duhet ‘vendosin standarte dhe norma ne cdo aspekt shoqeror’…
          Ne angli , ne universitetin e Surrey, dega psikologji, ka nje lende te vecante per hajdutllikun i cili ndahet ne shume kategori. Por nuk kam as deshiren me te vogtel te te shpjegoj se si eshte kjo pune.
          Nese ti o me i mencuri i buze-bardheve, do te flije me qete nese un them qe ‘ Vjedh Rama , pa vjedhin te tjeret’ , Nuk e kam problem te ta them,, por mediokriteti ( budalllalliku ) yt dhe deshira per te bere politike dhe propagande me cdo gje kane lene prapa shoqerine tone .
          JEMI SHOQERI MEDIOKRE NE CDO FUSHE.

  2. Polici ka pas nejt me 3 celulare dhe ska qene fukara. Po ishin batanije qe erdhen si ndihma nga jashte dhe i jane err syte. Edhe aty eshte emeruar nga Rilindja se behet lek me canta, hashash, ora, byzyle etj. Ka qene adapt per ate pune. Se Shefat lart duan hisen e vet. Nje njeri qe svjedh 2 muaj rri ne Rinas

  3. Turp, i madh per kata qelbesira, duke perfituar nga njerzit qe jan ende nen germadha, dhe nga ata qe i kan humbur te gjitha e kan mbetur ne rrug e te mvarur nga solidariteti/meshira e te tjerve, keta jan parazita te shoqris duhet t’iu ipet denimi i merituar dhe du hiqet e drejta qe t’ushtrojn fokstion publik per jete…

  4. Mos i vini faj ju lutem. Ai po vepronte sipas udhezimeve te Partise. A nuk premtoi live para se te me

    rrnin pushtetin nje nga udheheqesit rilindas se do vjedhin me lezet. Ku e dime ne se atij nuk ju ka du

    kur lezet. Sigurisht ky ka qene lexet i vogel ne krahasim me lexetin qe ndjejne UDHEHEQESIT me

    tenderat si ai i Unazes se Re po cte bente i shkreti secili sipas mundesive.

  5. o djema policat jane me rroge te mire.sishin fukarenj.
    te shhikosh me hollesi keta policaper dy lek humben punen qe te siguron te ardhurat.pensionin qe paguan e shume gjera te tjera.pra per.1000 euro qe fiton humb 50 000 euro te arxhura qe kishe nga puna

  6. Kane arrestuar dy police per gjoa drejtesi dhe jane me mijra te tjere bastrde te mutqeverise qe vjedhin! Pttuuhh ndyresira!

  7. Dhe pritni sa te kaloje paketa anti kck ..police si ky do ju kete ne dore. Do ju pergjoje, kontrolloje banken, shpine, farefis, me cin pi kafen dhe ku shko dhe sa harxho nfundjave. Po devijut nga rruga e partise do ta mbani me gjoba …pritni pritni

  8. Dikush kerkon emrat e policeve,por nje tjeter,thote,kerkojani partise.Ndersa nje vajze,me noftimet qe jephapte panik,e arrestuan dhe policia e partise,ja dha emerin ,mbiemrin,bile edhe sa e gjate ishte.Ky diferencim,edhe nga media te mos pranohet.Ngado qe hedh syte,turpe shikon.

  9. Altin Zeka jam. Gruaja eshte kryetare e PS ne njesine 3. Qihet pak dhe u hera une shef, ai tjetri e hengri prej meje se e urdherova une te coje furgonin te shtepia ime. Naten do dal prape

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu