• |
ide | kryesore

Eksperti i Europa League dështon pikërisht aty: shkarkohet Emery, Arsenal vendos ish-sulmuesin trajner

F1, Sport



Unai Emery nuk është më trajner i Arsenal. Humbja e papritur, e para në fushatën e Europa League këtë sezon, përballë Eintracht Frankfurt i ka kushtuar rëndë teknikut spanjoll, që vuan mbi të gjitha formën e dobët treguar në Premier League, ecuria më e dobët në 27 vitet e fundit. Emery zëvendësoi Arsene Wenger në verën e 2018, por ndryshoi nga francezi zgjati në Londër vetëm 18 muaj. Freddie Ljungberg, ish-sulmuesi i Gunners, do të marrë tashmë detyrën, duke filluar nga ndeshja e të dielës kundër Norwich.

“Njoftojmë sot se është marrë vendimi për tu ndarë nga trajneri Unai Emery dhe stafi i tij”, bën të ditur Arsenal në një komunikatë për shtyp. “I kemi kërkuar Freddie Ljungberg të marrë përsipër detyrën dhe kemi plotësisht besim tek ai.” Emery ishte në fakt nën presion me Arsenal që arriti në një seri pa fitore prej 7 ndeshjesh. Londinezët kanë 18 pikë në 13 ndeshjet e para, janë tetë pikë larg katër të parave dhe janë të vetmit në gjysëm e parë të renditjes me diferencë negative golash. Spanjolli, në detyrë prej 18 muajsh, kishte një kontratë deri në qershor 2021, e paradoksal është fakti se në kohë që konsiderohet si një ekspert i Europa League, me tre trofe të fituar, ka marrë goditjen finale pikërisht aty…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *