• |
ide | kryesore

FOTO/ Nis bora e parë, ARRSH tregon akset ku duhet të bëni kujdes

Lajme, Të fundit



Në qarqet e Kukësit dhe të Dibrës kanë rënë reshjet e para të borës. Ato janë me intensitet të ulët, por në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit bora është me intensitet të lartë. ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar automjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur aksidentet e mundshme.

“Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm. Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, – njofton ARRSH.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *