• |
ide | kryesore

Moderatori i famshëm italian gjen sekretin e zikaltërve: “Inter është juventinizuar”

Sport



Në një ndërhyrje për sportin në transmetimin radiofonik “Tutti Convocati”, Massimo Giletti, moderatori i famshëm italian dhe një tifoz i njohur i Juventus, ka folur në lidhje me luftën titull që sheh të përfshirë bardhezinjtë dhe Inter të Antonio Conte, kryesuesit e rinj të Serie A pas fitores kundër SPAL:

“Një muaj më parë në vigjilje të Inter-Juve thashë se rreziku i vetëm ishte Inter në prespektivë. Conte i bën të ndihen lojtarët gjithnjë në faj e që të mos ndihen ashtu në fushë ata japin më shumë se kanë. Nuk është në diskutim Juve, është në fakt Inter që po bën dicka të jashtëzakonshme në krahasim me vitet e fundit sepse është juventinizuar. Kush thotë se Conte ka vetëm grintë nuk kupton, ai është një që aplikon modulet dhe studion“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *