• |
ide | kryesore

Zhgënjen rikthimi i PussyCat Dolls

Paparazzi, Slider



Performanca e ribashkimit të Pussycat Dolls të shtunën mbrëma në edicionin special të “The X Factor: Celebrity”, u prit me reagime jo fort të mira nga shikuesit, të cilët duket se nuk ishin të përgatitur.

Grupi i famshëm pop – i përbërë nga Nicole Scherzinger, Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Carmit Bachar dhe Jessica Sutta – tërhoqën vëmendjen me veshjet ekstravangante. Shikuesit qenë të mendimit se ishte një performancë e befasishme, veçanërisht për fëmijët në shtëpi që po shihnin spektaklin në një orar primetime.

“Veshjet e Pussycat Dolls në ‘The X Factor: Celebrity’ janë krejtësisht të papërshtatshme për orën 20:15, në një spektakël që ndiqet nga e gjithë familja. Nuk keni pse i hiqni rrobat për të qenë të suksesshme,” shkroi dikush në Twitter. Një tjetër tha: “Ky ishte një spektakël absolutisht i turpshëm i Pussycat Dolls, para watershed.”

Shën.red.Watershed – i referohet një periudhe kohe kur kanalet televizive lejohet që të transmetojnë më shumë programe për të rritur. Në Mbretërinë e Bashkuar, lejohet pas orës 9 në mbrëmje.

Sidoqoftë, të tjerë argumentuan se grupi nuk bëri asgjë të keqe dhe se prindërit duhet të ishin të përgatitur, duke njohur historinë e tyre dhe performancat e mëparshme. “Pussycat Dolls nuk janë Little Mix. Ato nuk janë për fëmijë. Mos i sillni fëmijët në shfaqjet e tyre,” shkroi dikush në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *