• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë bën me koshin i biri i LeBron James: çështje ADN-je

Sport, Video



Kur bëhet fjalë për prindër kampionë të padiskutueshëm në sport, për fëmijet e tyre bëhet më shumë se e vështirë. E para duhet të përballojnë krahasimin mentalisht dhe e dyta, duhet të mos zhgënjejnë pritshmëritë e mbiemrit që mbajnë shkruar në fanellë. Rastet në sport janë shumë, por më sinjifikativ është Jordy Cruijff, që arriti të mbante emrin dhe jo mbiemrin në fanellë për të larguar presionin e krahasimit me “hollandezin fluturues”. Por nuk duket se është rasti i djaloshit Bronny, fëmijë arti edhe ai, por që me veprimet e tij e ka befasuar të atin LeBron James.

Në Sierra Canyon High School, California, zbavitja ka marrë tjetër përmasa dhe merita është e LeBron “Bronny” James Jr., djali i yllit të Los Angeles Lakers, që ka magjepsuar të gjithë tifozët dhe specialistët e basketbollit me dy zhytje, që ka lënë pafjalë edhe të atin, që i është shfaqur vetja në parketin e basketbollit të kolegjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *