• |
ide | kryesore

Ra me kokë pas një zhytje në kosh: një 16 vjeçar humbi jetën në “Asllan Rusi”

F1, Sport, Video
Asllan Rusi



Një 16 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi pësoi kolaps
sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Sipas asaj që zbulohet nga dëshmitarë të ngjarjes, adoleshenti, një ish-basketbollist, në përfundim të ndeshjes zbriti në parket për të bërë ndonjë zhytje në kosh, por ra mbrapsht duke përplasur kokën. Fillimisht u duk se ai e mori veten dhe u dërgua për në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën. Një ngjarje që ka krijuar panik te të pranishmit që kanë përjetuar nga afër ngjarjen, duke qenë një ditë me aktivitete të shumta në Pallatin e Sportit.

Sipas asaj që mësohet, në sallën ku ndodhi ngjarja, sapo kishte përfunduar një ndeshje basketboll e të rinjve dhe po përgatiteshin që të luanin ekipet e meshkujve të Partizanit dhe Vllaznisë për ndeshjen e kampionatit mes tyre. Ata kishin parë djaloshin të rrëzohej në tokë mes shokëve, por pastaj ai ishte normalizuar për momentin duke u dërguar në spital. Ndeshja kishte filluar më pas, me idenë se gjendja e tij ishte përmirësuar.

Lexo më tej: Tiranë/ 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Por në vijim takimi është ndërprerë nga policia, e cila kishte bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të djaloshit. Agjentët kërkuan që të këqyrej vendngjarja, sipas procedurave hetimore, si dhe të merrte në pyetje dëshmitarë të rastit në “Asllan Rusi”. Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *