• |
ide | kryesore

Sara Hoxha: Ju tregoj vështirësitë e të qënit nënë e dy djemve

Paparazzi, Slider

Dy muaj më parë çifti i njohur i ekranit, Sara Hoxha dhe Ledion Liço, u bënë prindër për herë të dytë.

Në jetë erdhi një djalë dhe ata e pagëzuan me emrin Roman.

Kështu djali i tyre i madh London u bë me një vëlla.

Në familjen e tyre u bënë katër anëtarë dhe sigurisht barrën më të rëndë e ka pasur Sara.

Si një nënë e re dhe me dy djem të vegjël, ajo e ka pasur të vështirë të balancojë kohën midis fëmijëve të saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Sara tregon se nuk është aspak e lehtë të kesh dy djem, megjithatë dashuria që mbizotëron në familje, e mposht gjithçka.

“Balancimi i vëmendjes sime mes dy djemve ka qenë një sfidë e vërtetë, por jemi duke u përshtatur ngadalë me fatin se jemi një familje me katër anëtarë”, shkruan Sara në foton ku shfaqet me Londonin.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu