• |
ide | kryesore

A është një dedikim kënga e fundit e Robert Berishës?

Paparazzi, Slider

Pak më parë janë publikuar këngët pjesëmarrëse të festivalit të fundvitit në “RTSH”. Pjesë e festivalit janë bërë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare, që me këngët e tyre pretendojnë të fitojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovizion”. Një prej konkurrentëve është edhe Robert Berisha, i cili merr pjesë me një këngë dashurie. Në tekstin e këngës ai flet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe të gjithë menduam se do të ishte dedikim për Norën. Kënga mban titullin “Ajo nuk është unë” dhe në refren thotë: “Ajo nuk është më rruga jem, e jetës tem, ajo nuk është unë me dashuro çdo ditë pafund”

Megjithatë nëpërmjet një postimi në Instagram, Roberti ka treguar se kënga nuk është dedikim për askënd..

“Kjo është kënga ime qē do mar pjesë ne festivalin e 58-të të RTSH-sē dhe që titullohet “Ajo nuk është unë” Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht nje këngë e lezeqme që më mundesoj te mar pjesë në kët festival dhe në at skenë te bukur qē vetēm @veragrabocka dhe @alketavejsiu dinē ta bējn,dhe për kët është fajtore @fifi.official.fr me orkestrim nga dy miqt e mi @duobass.records… e kam pranu ftesēn me shum dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale…kush do qê ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesmarja ështē e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shum të mirë shqipëtarē”, shkruan Roberti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu