• |
ide | kryesore

Plas te Skënderbeu: lojtarët braktisin stërvitjen, nuk janë paguar prej tre muajsh

F1, Sport



Kriza financiare e Skënderbeut zbret edhe në dhomat e zhveshjes duke u reflektuar drejtëpërdrejtë në skuadren e drejtuar nga Ilir Daja. Ekipi ka bojkotuar stervitjen e të martës në Korcë dhe këtë ia ka bërë të ditur trajnerit dhe drejtorit ekzekutiv të klubit të futbollit Skënderbeu, Ilirian Përmeti. Lojtarët u grumbulluan fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe pasi i komunikuan klubit dhe trajnerit vendimin, u larguan nga kompleksi stërvitor.

I pari që la dhomat e zhveshjes ishte portieri Enea Kolici dhe më pas të gjithë me radhë refuzuan të zbrisnin në fushë për të vijuar me seancën e planifikuar. Sipas asaj që tregojnë lojtarët, gjatë këtij sezoni nuk janë paguar ende, cka do të thotë se klubi nuk ka derdhur detyrimet kontraktuale për 3 muaj. Situata rëndohet nëse llogaritet fakti që lojtarëve, që ishin pjesë edhe e sezonit të kaluar, nuk u janë paguar edhe 3 muaj të tjerë. Problemet financiare në klubin 8 herë kampion nisën pas konfirmimit të dënimit 10 vjecar të Uefas nga Cas i Lozanës, vendim që e pengon Skenderbeun të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *