• |
ide | kryesore

U ndërtua 4 vite më parë, IKMT shemb shkollën e shkatërruar nga tërmeti në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit

E ndërtuar vetëm 4 vjet më parë, shkolla nëntëvjeçare “Naim Babameto” në Durrës, me mbi 900 nxënës, po shembet nga fadromat e IKMT-së. Dy kolonat kryesore të saj në pjesën ballore janë dëmtuar rëndë, ndërsa nxënësit janë detyruar të shkojnë në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”, në oraret e pasdites.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e nxënësve dhe të prindërve, të cilët duhet të çojnë fëmijët nga zona e Porto Romanos e Spitallës në drejtim të stadiumit, ku gjendet shkolla pritëse.

Nxënësit e kanë shumë të vështirë zhvendosjen, pasi rruga që duhet të përshkojnë është një nga arteriet më të mbingarkuara në Durrës, pasi aty kalojnë qindra autobote të ngarkuar me lëndë djegëse, që shpërndahen në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë e Maqedoni. Ndërsa prindërit janë vënë në alarm. Problematika ngrihet edhe nga komandanti zjarrfikës, shkruan News 24.

Shkolla “Naim Babameto” është vetëm një prej 12 shkollave që u goditën nga tërmeti në rrethin e Durrësit, por është e vetmja që po prishet, edhe pse e ndërtuar vetëm 4 vjet më parë. Naim Babameto ishte shkolla me jetën më të shkurtër në Durrës, pasi u ndërtua me fondet e buxhetit të shtetit dhe u prish e para nga goditjet e tërmetit.

4 Comments

  1. Po pse gënjeni , shkolla Neim Babameto është ndërtuar në 2010 dhe jo para 4 vjetësh e ka inaguruar vetë Sali Berisha

    1. Edhe sikur të jetë kështu si thua ti, a mos paska qenë Sali Berisha në vitin 2010 kryetar i bashkisë së Durrësit apo pronar i fabrikave të betonit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu