• |
ide | kryesore

Drejt derbit: Partizani me mesfushë të copëtuar, Tirana pa pesë titullarë

Sport



Një derbi është gjithnjë i rëndësishëm, gjithnjë i paparashikueshëm e asnjëherë nuk merren parasysh pozicionimet. Partizani-Tirana sfidohen të premten në Air Albania, por në kohën kur teknikët mundohen të dizenjojnë skuadrën më të mirë të mundshme, apo befasitë teknike që mund të bëjnë diferencën, ka lojtarë me peshë të të dyja skuadrave që mungojnë në apel.

Të kuqtë shkojnë me kontigjent më të plotë, por kanë mungesa specifike në mesin e fushës, ku skuadra duhet të tregojë impact të menjëhershëm me idetë e teknikut, edhe pse dy nga tre mesfushorët titullarë do të mungojnë. Broja u nxitua për kartonin e katërt të verdhë në ndeshjen e humbur kundër Bylis, ndërsa Telushi edhe më keq, humbi mendjen në fundin e takimit, duke e lënë Lerdën tani në emergjencë të repartit, në kohën kur vështirë se mund të rigjenerohet Mala, i vetëm në shtëpi prej javësh. Romero është i sigurtë që do të luajë përkrah Melos, por italiani duhet të kompletojë repartin.

Tirana duhet të bëjë praktikisht pa pesë titullarë në derbi. Osmani e Dunga vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe pasojat e tyre i shfaqën simptomat që në humbjen e marrë kundër Kukësit. Sidomos qendërmbrojtësi është vështirësi të zëvendësohet, por Egbo, sikur të mos mjaftojë, duhet të gjejë zgjidhje edhe për linjën ofensive, ku Kale është i skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë, ndërsa Hasani ka ngritur duart për një problem muscular. Bardheblutë shpresojnë shumë të rikuperojnë Cobinnah: lojtari ka provuar sot, duke dalë në stërvitje me të tjerët, por mbi kondicionin e tij do të vendoset vetëm para ndeshjes, me Tiranën që nuk do të rrezikojë një tjetër dëmtim të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *