• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho “dhelpër e vjetër”, fiton in-extremis: United këtë nuk di t’a bëjë

F1, Sport, Video



Në pritje të super ndeshjes së Premier League, mes Arsenal e Manchester City, Jose Mourinho shpejton të ngushtojë diferencën me zonën e renditjes që ka rëndësi, duke marrë një tjetër fitore në kampionat, por këtë herë në minutën e fundit të lojës. Në anën tjetër ish-skuadra e portugezit, Manchester United, edhe pse luante në shtëpi nuk mundi të imponohet ndaj Everton.

Vetëm 1-1 në Old Trafford. Edhe njëherë Manchester United tregoi gjithë limitet e tij në sfidën kundër Everton. E të mendosh që skuadra nga Liverpool e mbylli në avantazh pjesën e parë, pas autogolit të të pafatit Lindelof, nëntë minuta para se skuadrat të shkonin në pushim. Solskjaer duhet të ketë përdorur fjalët si stimulues, sepse Red Devils ndryshuan marsh dhe provuan të kthehin ndeshjen, gjë që nuk arritën ta bënin, pavarësisht barazimit në minutën e 77’, kur Greenëood realizoi në asist të James.

Nuk ndalet në Premier League Tottenham i Jose Mourinhos, që duket se nuk e ka ndjerë shumë humbjen në Champions kundër Bayern Mynih. Skuadra e portugezit ka triumfuar me rezultatin 2-1 përballë Wolves vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Londinezët shkuan të parët në avantazh me Lucas Moura. Braziliani ka realizuar në minutën e 8’, një gol spektakolar, duke fituar përfundimisht dashurinë e tifozëve të Spurs. Wolverhampton nuk mund ti jepte një shëtitje të qetë Special One në këtë transfertë dhe Traore, në minutën e 67’, barazoi rezultatin me një gol impresionues. Por jo për Mourinho, që lëvizjen fituese e bëri në minutën e fundit: Eriksen për Moura dhe danezi vonoi 120 sekonda të shërbente për Vertongen asist për golin vendimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *