• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez e Inter çështje dashurie: “Ndryshova historinë nga një frazë e Conte”

Sport



Lautaro Martinez do të mungojë për shkak të skualifikimit në ndeshjen e fundit të 2019 kundër Genoa, por është faktori vendimtar i Inter të këtij sezoni: “Të arsyetojmë ndeshje pas ndeshje. Pika jonë e forcës është mentaliteti, e tregojnë edhe impenjimet e shokëve që kanë zëvendësuar të dëmtuarit e shumtë: kishin luajtur pak, por u treguan gati. Duhet të përmirësohemi në përqendrim e për të mbyllur ndeshjet menjëherë”.

Sulmuesi, që e ka nisur në fakt karrierën si mbrojtës, është rrëfyer për La Repubblica: “Kam përjetuar një fëmijëri jo të trazuar, ushqimi e topi nuk kanë munguar në shtëpinë time. Si Lukaku? Të përjetosh eksperienca të tilla të forcon, të ndihmon të mbash këmbët në tokë: në këtë jemi të ngjashëm”. Sulmuesi ka folur më pas edhe për zgjedhjen e bërë: “Një vendim i imi, kisha oferta të tjera që i refuzova. E zgjodha këtë klub për historinë, nivelin e lojtarëve e afeksionin që japin tifozët. Zanetti? Flisnim me mesazhe, kur zbarkova këtu ishte sikur të takoheshim pas shumë kohe”.

Faktori Conte: “Stërvitjet e tij janë të forta por të domosdoshme kur luan pesë ndeshje në dy javë. Kemi mësuar të njihemi shpejt, vlerësoj pasionin e tij për futbollin. Para ndeshjes së Camp Nou kundër Barcelonës më tha një frazë që e bëri lojën time të shpërthejë. Do ti jem mirënjohës gjithnjë, fjalë të cmuara e mbrojtëse e që ishin vetëm për mua”.

Nga Barça tek Messi është një moment që nuk mund të anashkalohet edhe kur sfida ka përfunduar: “Për ne është si Maradona, do të më pëlqente të ndihmoja atë dhe Argjentinën të fitonte Botërorin: ta luaj është ëndërra ime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *