• |
ide | kryesore

Video/ Roma bën poker në Franchi: Montella tani pret telefonatën e Commisso

F1, Sport, Video



Roma vazhdon momentin e artë, duke futur në telashe Fiorentinën e trajnerin e saj me pokerin e shënuar në Franchi. Vendasit luftuan por diferencat mes dy skuadrave janë dukur ta pafundme e tani pankina e Montella djeg më shumë se kurrë. Përfundon 4-1 për verdhekuqtë, që kanë shfrytëzuar në maksimum mungesat e Ribery e Chiesa në radhët e kundërshtarëve.

Fiorentina ushtroi presing e u shfaq rrezikshëm me Vlahovic, pastaj Boateng, duke impenjuar Pau Lopez. Por në momentin më të mirë viola, Roma merr avantazhin me një super veprim të Pellegrini-Zaniolo-Dzeko. Qendërsulmuesi shënon nga fare pranë për 0-1 e miqve. Dy minuta kaluan deri në golin e dytë të Romës, me një goditje dënimi perfekte të Kolarov.

Fiorentina e ndjeu goditjen por ka meritën që nuk hoqi dorë. Përkundrazi. Nga një kundërsulm i lindur nga një kontrast mes Caceres e Zaniolo, përfitoi Badelj që shënoi një golo të thjeshtë. Roma nuk u kënaq me avantazhin minimal, por vazhdoi të sulmonte duke gjetur golin e tretë me të djathtën precize të Pellegrini në të cilën Dragoëski nuk është pa faj. Fiorentina u zhduk nga fusha dhe verdhëkuqtë gjetën golin e katërt me lojtarin më të mirë në fushë, Zaniolo, një që pak kohë më parë luante për Fiorentinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *