• |
ide | kryesore

Matuidi rrëfen dramën nga Remuntada: “Pas 6-1 mendova të hiqja dorë, më vinte shumë turp”

Sport



Blaise Matuidi, një pikë force e mesfushës së Juventus e Kombëtares së Francës, është kthyer të flasë për atë Remuntada që pësoi në kohët kur luante për Psg, nga ana e Barcellona. Gjithcka ndodhi në sezonin 2016/17, blaugrana (që u eleminuan më pas nga Juventus në cerekfinale), në një mbrëmje legjendare “Camp Nou” përmbysën 4-0 e pësuar në ndeshjen e vajtjes në 1/8 e Champions League, duke fituar 6-1 e duke kaluar raundin falë golit deciziv të Sergi Roberto.

Një moment shumë i vështirë për numrin 14, si e rrëfen vetë për mikrofonët e RMC: “Ishte e vështirë ta pranoje atë humbje. Në atë moment nuk arrija të besoja atë që ndodhi, thosha se nuk ishte e mundur e se nuk doja të luaja më futboll. Mendova se e mbylla me këtë sport, më vinte turp nga vetja. Por futbolli ndonjëherë është kështu. Por në Paris ka patur momente shumë të bukura, disa të mrekullueshëm, e mundohem të mbaj mend vetëm ato”.

Ndoshta ishte pikërisht ajo ndeshje që e bindi francezin të largohej drejt Torinos, tek Juventus, ku mendon se mund të fitojë Champions: “Erdha tek Juventus vetëm për të fituar Champions League”, deklaroi vetëm dy ditë më parë mesfushori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *