• |
ide | kryesore

Rama shpërblen administratën, cakton 3 janarin si ditë pushimi

Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, është mbledhur sot qeveria ku ka marrë vendimin për qenë data 3 janar ditë pushimi. Sipas vendimit të marrë sot bëhet me dije se dita e premte do të jetë ditë pushimi për administratën. Ndërkohë bëhet me dije se dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



1 Comment

  1. O shoku gazetar e ku është shpërblimi këtu?

    E para data 3 do të zevëndësohet me ndonjë të shtunë brenda janarit.
    e dyta ne në punë jemi të rëndësisshëm se na e varin, na japin ndonjë kafe e na bëjnë lutje e temenara, ndërsa kur jemi pushim as gratë nuk na e varin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *