• |
ide | kryesore

I varur në pemë prej muajsh/ Policia greke dyshon se trupi i përket një shqiptari 26-vjeçar

Lajme, Të fundit



Trupi i dekompozuar i një mashkulli është gjetur i varur në një pemë në pyllin Chios në Greqi. Dyshimet e hetuesve janë se trupi mund t’i përkasë një shqiptari, i cili u raportua si i zhdukur disa muaj më parë.
Sipas mediave greke, trupin e ka pikasur i pari një oficer policie, që kishte shkuar në pyll për gjueti. Oficeri pa një njeri të varur me litar në një pemë dhe njoftoi komisariatin.

Deri më tani nga hetimet e kryera, dyshimet janë se trupi i përket Lorenc Metajt, 26-vjeçarit që u zhduk nga banesa e tij në Kalamoti. Teksa hetimet vijojnë, thuhet se edhe celulari i gjetur pranë kufomës do të hedhë dritë për zbardhjen e ngjarjes. Policia po heton për identifikimin e plotë të viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *