• |
ide | kryesore

Çmimet e apratamenteve në rritje, ndërtuesit fajësojnë taksat

Arkiva, Lajme, Të fundit

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Tiranë kanë pësuar një rritje të fortë në vitet e fundit, por ndërtuesit shpjegojnë se kjo tendencë ka ardhur për shkak të taksave.

“Në sektori e ndërtimit çmimet nuk janë rritur nga ndërtuesit, por kanë ardhur si rrjedhojë e taksave të shtuara. Ne jemi vendi me taksat më të larta në Europë edhe në Ballkan. Shumë ndërtues po transferojnë ndërtimet në vendet e rajonit, si Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë aplikohet një taksë prej 10% te sektori i ndërtimit, taksa për sigurimet ndahet midis punonjësit. Në Maqedoni dhe në Malin e Zi është i njëjti sistem taksimi,- shprehet Hajredin Fratari.

Kryeministri, Edi Rama, do të deklaronte pak javë më parë se taksa 3% e strehimit social do t’iu vilej ndërtuesve që në fillim. Taksa prej 3% e sipërfaqes së ndërtimit, e destinuar për strehimin social, u konsiderua që në fillim e padrejtë nga ndërtuesit, si një taksë diskriminuese e cila rëndon vetëm një grup, për një çështje që duhet të përgjigjet e gjithë shoqëria. Për ndërtuesit, taksa 3% e strehimit social është e vështirë që të paguhet në natyrë. Sipas tyre jo të gjithë projektet i përgjigjen këtij ligji pasi në projektet e luksit nuk janë të përshtatshme për të pastrehët sepse edhe ata nuk mund të përballojnë një stil të tillë jetese. Kjo taksë është 3% e çmimit të referencës e përllogaritur me sipërfaqen e ndërtimit.

Sipas Fratarit, taksimi 3% për strehimin social është një taksë e jashtëzakonshme. “Ne si ndërtues paguajnë 8% të çmimit referencë si taksë infrastrukture, e cila është reflektuar tek çmimi final që paguan klienti. Deri më tani taksa e infrastrukturës ka shkuar në destinacionin që është mbledhur, duke u investuar aty ku duhet,- shprehet ai.

Sipas tij ndryshimet në çmime kanë reflektuar pikërisht barrën e taksave në sektor. “Çmimet ishin 450 euro për metër katror në zonën e Kasharit, kanë shkuar në 650 euro”,- thotë ai.

Ndërsa Sokol Kika po planifikon të pezullojë ndërtimet në periudhat e ardhshme. Për të nuk është më tërheqëse të investojë në këtë moment, ku për të nisur një projekt të ri do t’i bllokoheshin një pjesë e mirë e likuiditeteve.

Barra e taksave shton rrezikun për hyrjen dhe lulëzimin e kompanive anonime, të cilat kanë burime të larta të likuiditeteve.

Një tjetër barrë i është shtuar ndërtuesve, sikurse është sigurimi i detyrueshëm i pronës për 10 vjet. Ky sigurim i detyrueshëm bën fjalë për 1% të çmimit të tregut të banesës, e cila e paguar për 10 vjet, do të thotë që ndërtuesi duhet të paguajë 10% të çmimit të referencës.

Sokol Kika thotë se kjo është një barrë që në momentin e parë po rëndon te ndërtuesit, pasi ata nuk mund të reflektojnë te kontrata që janë lidhur tashmë me blerësin, por padyshim që për apartamentet që do të shiten në të ardhmen kjo do të thotë rritje e çmimit.

Megjithatë kompanitë e ndërtimit mendojnë se kjo masë nuk duhet të lihet me vetëm një sigurim të detyrueshëm, por duhen të përdoren disa instrumente njëkohësisht për të siguruar banesën.

Inxhinier Raniel Sulaj, i Gener2, thotë se kjo masë është më shumë transferim risku nga një palë në një palë tjetër; ndërkohë që për ndërtuesin ose banorin në rastin kur apartamenti është vendosur kolateral për një kredi bankare, është një kosto e shtuar. Kjo masë duhet të analizohet nga shoqëritë e sigurimit të cilat edhe do ta mbartin riskun për 10 vite.

Kujdes me lejet!

Ndërtuesit shprehen se duhet të tregohet kujdes me dhënien e lejeve të ndërtimit, duhet një filtër në dhënien e lejeve, me përzgjedhjen e projektuesve, si dhe me pjesën e certifikimit të objekteve.

 

Si do të ndikojë tërmeti te kërkesa për apartamente

Post-trauma e tërmetit gjeneroi një kërkesë të lidhur ngushtë me panikun për shtëpi private apo për apartamente në kate të ulëta. Stela Dhami, drejtuese e Colliers Interantional Albania,  tha për Monitor se sektori, i cili po ndjen një ndikim të menjëhershëm në qytete si Tirana dhe Durrësi, është ai rezidencial, ku vihet re një rritje kërkesash për hyrje në kate më të ulëta në godina rezidenciale shumë katëshe. “Po ashtu vihet re edhe një rritje e kërkesës për troje në periferi të Tiranës ku çdo blerës mund të ketë mundësinë që të zhvillojë projektin e tij rezidencial,”- shprehet Dhami.

Të njëjtën tendencë shprehin edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, por ndërtuesit mbeten skeptikë.

Përfaqësues të kompanisë Orion Construction thonë se kanë vënë re një qasje të klientëve për godina të ulëta. “Për shkak të trembjes së tërmetit ka interes në rritje për klientët për të blerë apartamente në godina deri në tre kate, por shumë pak prej tyre janë finalizuar në shitje pasi rezulton e vështirë për klientët që të shesin apartamentet ekzistuese, që të kalojnë në investime të tjera”,- thonë ata.

Megjithatë Hajredin Fratari beson se nuk do të ketë ndryshim në preferencat e njerëzve.

“Ka dy shtresa që kërkojnë të blejnë shtëpi, shtresa e mesme që janë nëpunësit që përdorin kredi bankare, të cilët duan godina kolektive, që shiten edhe me një çmim të përballueshëm, ndërsa shtresa e pasur do të jetë ajo që do të kërkojë ndërtesa të ulëta. Kullat po ecin normalisht,- shprehet ai.

Edhe përfaqësuesit e kompanisë GENER2 mbështesin mendimin se kërkesa për banim nuk është në varësi të dukurive natyrore. Ata parashikojnë se nuk do të ndryshojë në sasi si kërkesë, por do të jetë e orientuar drejt sigurisë dhe cilësisë.

Inxhinier Raniel Sulaj, nga Gener2, argumenton se 2020-a pason një vit ku janë dhënë disa qindra leje ndërtimi të cilat janë në proces, kështu qe ofertat janë në treg. Gjithashtu, sipas tij çmimet në përgjithësi janë vendosur, si në bazë të zonave si në bazë të cilësisë së ndërtimit. “Nuk mendojmë që do të ketë ndryshime madhore në këtë drejtim”. /monitor

3 Comments

  1. O i kane monopol pastrojne vec leket. E keni oare Frangsj cka bere te ish muzeu natyres-perbindesh betoni e ka dale mbi trotuar dhe e ka te bllokuar nje megapallat te tere vec per vete e ndaj lepin Veliaj Rame aberishe kushbti dale para

  2. Ne kete vend çdo gje eshte e çuditshme dhe asnjegje nuk eshte ashtu si duhet . Me bumin (superbumin) e lejeve te dhena nga lejfeni i bashkise dhe ai i qeverise (sepse mbi 9 kate lejet i jep KKT-ja) dhe mbi ligjin e kerkes ofertes , çmimet ose ndertimet minimalisht duhet te ishin pergjysmuar . Kush e ka degjuar me vemendje te gjatin tone gjate diteve te para te termetit kur ai tha qe kemi 50.000 apartamente stok ne tirane , atehere menjehere te lind pyetja pse ndertohet ? Pse jepen kaq shume leje ? Pse çmimet nga viti ne vit rriten kur bjerjet jane pothajse zero ? Pse nje nga aksiomat e ekonomise kapitaliste (kerkese oferta) ne kete vend nuk ka efekt ? Dhe ajo qe eshte pyetja me kryesore , kush blene dhe a ka persona qe justifikojne blerjen ne kete vend ? Le ti bejme nje asryetim te thjeshte . Ata qe kane parane ose me sakt te ashtuquajturit oligarket , qe kane mundesi ta justifikojne blerjen nuk blejen sepse ata jane vete ndertuesit e tanishem ose ata qe kane ndertuar me pare dhe nuk kane nevoje per apartamente . Duke ditur se mesatarja e rrogave me te larta ne kete vend jane rreth 2 milion leke te vjetra ne muaj , ndersa nje apartament afer qendres kushton minimalisht rreth 2-3 mije eruo/m2 , atehere per blerjen e nje apartamenti normal ( 120-150 m2 ) nje rrogetari “lluksi” (edhe sikur te gjithe rrogen ta kurseje ) i duhet te punoje te pakte 15 – 20 vjet per nje apartament te tille . Te kthehemi edhe nje here tek pyetjet e fillimit , kush nderton dhe kush blen ? Pse çmimet ngrihen kur fuqia blerese eshte pothuajse zero ? Per mendimin tim ndertojne ata qe pastrojne parate e fituara ne menyre ilegjitime dhe nuk blen njeri prandaj kemi stoqe te tilla . Çmimet rriten sepse lejfeni i bashkise çdo vit shpik nga nje taks te re ndaj ndertuesve . Çmimet rriten se edhe “taksa e rryshfetit ” qe lejfeni i bashkise dhe qeverise merr rritet çdo vit . Absurditetet nekete vend nuk kane te sosur .

  3. Kush dreqin blen? mesiguri njerez qe kane 10 shtepia, nuk paguajne asnje takse, energji, detyrim vetem e vetem se jane me prejardhje socialisti ose oligarku, ATQ qeverine o EDO, qeveri e kusareve ku blejne 10 shtepia e cmimet fluturojne se mafiozet mbushin xheat nga shashi e droga e blejne shtepi me shit pordh. Shqiperia e k**t dhe e kadri drames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu