• |
ide | kryesore

Billie Eilish dhe vëllai i saj fitojnë për herë të dytë çmimin Oscar

Paparazzi, Slider



Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas O’Connell fituan cmimin Oscar për këngën e tyre më të mirë origjinale ” What Was I Made For?” nga Barbie. Kjo shënon fitimin e dytë të Oscar në këtë kategori, pasi ata morën çmimin për “No Time to Die” në 2022.

Kur Eilish doli në skenë, ajo shpërtheu duke qeshur nga emocioni. “Kam pasur një makth për këtë mbrëmë”, tha me shaka artistja. Ajo pranoi se “nuk priste” të fitonte përsëri, por ndihet “shumë me fat dhe e nderuar”.

Ajo vazhdoi: “Jam mirënjohëse për këtë këngë dhe për këtë film dhe mënyrën se si më bëri të ndihem. Dhe, kjo është për të gjithë ata që janë prekur nga filmi dhe sa i pabesueshëm është ai.”

Përveç falënderimit të regjisorit dhe bashkë-skenaristes së Barbie, Gerwig, Eilish falënderoi shoqen e saj më të mirë Zoe Donahue që “luajti Barbie me mua duke u rritur”, si dhe mësueset e saj të korit Miss Brigham dhe Miss T.

“What Was I Made For” konkurroi kundër të nominuarve të tjerë të Barbie “I’m Just Ken”, si dhe “The Fire Inside” nga Becky G nga Flamin’ Hot; “It never Went Away” nga Jon Batiste dhe Dan Wilson nga American Symphony; dhe “Wahzhazhe (A Song For My People)” nga Scott George dhe këngëtarët Osage nga Killers of the Flower Moon.

Të gjitha këngët e nominuara u interpretuan gjatë ceremonisë, duke përfshirë debutimin live të “I’m Just Ken”. Performanca e Eilish ishte një interpretim mahnitës i baladës së saj fituese të Oscarit, e shoqëruar nga O’Connell dhe një orkestër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *